Monika Kryemadhi uron besimtarët ortodoksë

537

Në ditën e Pashkëve, Monika Kryemadhi ka uruar besimtarët ortodoksë për ditën e shenjtë përmes një postimi në rrjetin social.

Sigal

Kryetarja e LSI-së shkruan se kjo ditë na kujton të gjithëve se jeta është e gjitha një përpjekje për t’ja arritur qëllimit tek i cili duam të mbërrijmë

Gëzuar e për shumë vjet Pashkët!

Kjo ditë e triumfit të së mirës mbi të keqen, e jetës mbi vdekjen, na kujton se nuk është thjesht një simbolikë, por në fakt, duhet të jetë qëllimi i kujtdo.

Jeta jonë është e gjitha një përpjekje për t’ia arritur qëllimit dhe me besimin në Zot, gjithçka është e mundur.

Besimi është çelësi! Për Shumë Vjet e Gëzuar!

Miqësisht,

Monika