Monica Bellucci ka prejardhje shqiptare?

597
E kemi parë dhe shumë meshkuj e kanë dëshiruar për bukurinë e saj, por kurrë nuk e kanë kuptuar që origjina e saj është shqiptare. Bëhet fjalë për modelen dhe aktoren italiane Monica Bellucci. Pronari i cirkut “Bellucci” në Tiranë, Attilio është shprehur se me Monicën ka lidhje gjaku, pasi janë kushërinj dhe se origjina e tyre është shqiptare.
“Bëhet fjalë pak a shumë në kohën e Skëndërbeut ku disa familje arbëreshë emigruan në Itali dhe prej aty e kemi origjinën ne. Edhe happy wheels pse në fillim mbiemri ynë ishte Belushi, i njëjtë si aktorët amerikanë Jim dhe John Belushi, me kalimin e kohës sh-ja u zëvendësua me ç-në dhe ne kemi mbiemrin që ju na njihni sot”,- ka thënë Attilio. Tashmë i takon Monicës që të fusë në agjendën e saj një vizitë në Shqipëri, për të prekur nga afër rrënjët e të parëve të saj dhe shqiptarët të kenë një motiv më shumë për ta pëlqyer dhe përshëndetur atë.
Sigal