Moisi Dalipi: Qyteti i Vlorës, bregdeti dhe noti i harruar

1411
Sigal

Kur bisedon me një qytetar të Vlorës kupton shpejt prej tij se, monumenti i pavarësisë, bregdeti, folklori dhe sporti janë simbole me të cilat çdo vlonjatë krenohet jo pak. Dhe po ti shikosh me kujdes tre nga këto simbole krenarie janë të lidhur dhe ndërvarura nga njera-tjetra. Duke mos dashur të mohojmë vlerat e folklorit lab të trevës Vlorës, monumenti pavarsisë, bregdeti dhe sporti janë njësuar në disa drejtime. Kështu nga monumenti i pavarësisë ose e dhënë më qartë nga 28 nëntori 1912 dita e ngritjes të flamurit kanë marrë emrin Flamurtari, skuadrat sportive të Vlorës. Por dhe bregdeti i bukur që i ka lidhur aq fort vlonjatët me notin dhe sportet e tjera të ujit, është një tjetër detaj që të bind se është kështu. Dhe të gjitha këto i mendoja këto ditë të nxehta teksa po pushoja diku ne bregdet, në kompleksin “Sunset” të Plazhit Ri në Vlorë. Vështrimit tim të tretur diku në horizontin e detit të pamat ju afruan si krejt pa dashur një grup të rinjsh notarë që nën drejtimin e trajnerit Kujtim Lika bëheshin gati të fillonin seancën e rradhës të stërvitjes. Trajneri që me shumë vështirësi kishte mundur të siguronte një “strehë” pran detit për të kryer seancën e stërvitjes, dukej se kërkonte të shtrythte çdo minutë për të t’ju dhënë këtyre të rinjve diçka më shumë se një ditë më parë.

-Jemi në hall të madh na drejtohet trajneri Kujtim Lika. Duam të bëjmë sport, por nuk të lejojnë. E shikoni që gjithë bregdetin e kanë zaptuar plazhet private dhe askush nuk të lejon qoftë dhe për kaluar dhe jo të kryhesh seancë të rregullët stërvitje pa paguar dicka. Këta tre muaj të verës që dhe ne sportistët e notit duam t’i shfryëtëzojmë në stërvitje ne notim në det të hapur kemi shumë problem. Me shumë miqësi dhe nderhyrje tek shoku e miku arrijmë të sigurojmë një vend të përshtashëm për të bërë stërvitje”. Duke e lënë të qetë në punën e tij trajnerin dhe skuadrën e vet, vështrimi jonë i hedhur pak më majtas molit të Plazhit të Ri të kap një tjetër grup fëmijësh të notit në stërvitje të drejtuar nga trajneri Tomorr Danaj. Ata janë moshë diçka më e vogël se skuadra tjetër, por duken më të shkathët në veprimet e tyre. Trajneri Tomor Danaj e shpreh shqetësimin e vet kështu: ”Mundohemi të punojmë , por kemi shumë vështirësi. Tek moli nuk afrohemi dot, sepse siç e shikoni dhe vetë është për të ardhur keq për gjendjen që ka. Është dëmtuar diku në armaturën e tij dhe rrezikojmë shumë jetën e fëmijëve. Kemi shumë vite që kërkojmë të na ndërtohet shesh pushime(zadër ) siç kishim dikur , por askush nuk na ndihmon. Falë pasionit tonë dhe këtyre fëmijëve, mundohemi të mbajmë gjallë sportin e notit në Vlorë”. Kur të dy trajnerët shprehnin shqetësimet e tyre në kujtesë na erdhën sheshpushimet (zadrat) e dikurshme dhe moli i plazhit. Nga ato shesh pushime ku janë stërvitur me qindra djem dhe vajza vlonjatë që kanë përfaqësuar në vite dhe dekada sportin e notit në Vlorë . Na u kujtuta ai mol i Plazhit të Ri ku në stinën e verës jo vetëm notarët por çdo qytetar mund të provonte aftesitë e tij me hedhjet nga trampolina me stilet skuadër , tryel dhe salltro. Por tek ky mol që sot nuk ka asgjë të përbashkët me atë të dikurshmin trajnerët e notit vlonjatët në vite kanë zbuluar talente dhe sportist të zot. Por të gjitha këto tashmë kanë mbetur prapa bashkë me atë sport të bukur të notit që në vite e dekada vlonjatët nën emërin e Flamurtarit kanë arritur suksese dhe kanë thyer rekorde. Kështu Vlora që sot nuk është e zonja të krijojë kushte dhe të organizoi një kampionat kombëtar të notit e ka bërë këtë gjë shumë mirë që në 28 qershor 1928 kur organizonte në parën garën zyrtare të sportit notit në këtë qytet , ku kanë marr pjesë notar nga Vlora ,Saranda ,Berati , Durrësi ,Lezha , Shkodra e Tirana.Vlonjati Shezai Agalliu ka qënë fitues I kesaj gare që ka startuar tek ish porti detar dhe ka përfunduar diku pran Ujët të Ftohët.Por faktet duan të thonë se po Vlora ka qënë ajo që më 23 gusht 1931 ka organizuar më së miri kampionatin kombëtar të notit për meshkuj ku vlonjatët Kamber Rapushi ,Vllas Syko,Spiro Leka e Astrit Kokoshi shpalleshin dhe kampion kombëtar. Nje vit me vone me 1932 ne Vlore jane zhvilluar dhe gara autobilizmi , pran Ujet të Ftohet ne ish auerodromin Italian.Te prekshme sukseeset e notit vlonjatë vijën pas viteve 1960 kur skudarat e notit vlonjatë nën emërin e klubit Flamurtari kanë pasur vendin e tyre në podin e nderit. Jani Hodro,Fatmir Zyka,Ilir Kreshpa,Bashkim Aliaj, Ali e Teki Kadena.Tomor Danaj ,Skardilajd Shyti Pavllo Kici , Veni Bode,Alfred Troqe Thoma e Sotiraq Papa,Ilia Konomi , Hyani Troqe e shume te tjerë janë disa nga emërat e “skuadriles” vlonjate të të meshkujëve të Flamurtarit që kanë thyer disa dhjetëra rekorde në stilet e ndryshme të sportit të notit.Por me jo pak e rekorde të thyera e suksese kanë qënë dhe notaret femra të Flamurtarit me Elida Xhindin.Vasilika Bejon ,Afize Hasanin , Aida Isufin ,Mbarime Arapin e Loreta Rakipin . Dhe është me të vërtetë një paradoks teksa në këto vitet e fundit nuk flitet më për ekip të notit femra të Flamurtarit.Por jo vetëm kaq.Edhe ata pak djem vlonjatë që garojën në ndonjë aktivitet kombëtar janë larg prekjes të suksesit ose dikush që premton për të ardhmen për shkak të kushteve të krijura për të bërë sport është detyruar ta braktisi notin. Tek po hedhim këto rradhë na kujtohet një detaj domethënës I 28 qershorit 1985 kur notari iltalian Paulo Pinto do të thoshte pasi preku tokën shqiptare në qytetin e Vlorës.” Moti keq dhe rrymat në afërësi tëSazanit me detyruan të mos e përfundoj me sukses misioin tim për të përshkuar me not për 35 orë distancën Bridizi –Vlorë.Por nga ata që më shoqëruan më kanë treguar se katër notar vlonjatë më kanë pritur diku tek Kepi Gjuzës në afëri të Karaburunit.Më vjen mirë që Vlora ka djem të tillë të zot që përshkojën distance të tilla”. Dhe për të shuar kureshtjen ata “djem të zot” ishin notarët vlonjat të atyre viteve Alfred Troqe ,Dash Tahiri,Hysni Troqe ,Bert Mustafaraj ,Veni Bode e Tomorr Danaj që në fshehtësi të ligjit “për shkejle kufiri” pasi kishin lyer trupi me graso kanë për përshkuar distancën nga porti Vlorës-Karaburun rreth 20 kilometra jo vetëm për ti uruar Paulo Pintos mirëeseardhjen , por dhe për ti treguar atij se në Vlorë dhe tek Flamurtari atyre viteve kishtë notarë të zot që përshkonin dhe distanca të tilla . Dhe nisja e ketij grupi notaresh vlonjat thuajse të gjithë nga lagjia Skele është bërë

Në zonën e Ujët të Ftohët tek vendi quajtur “Shkëmbi Doktorit”.Edhe ky vend me kete emër të vecant të emëruar ashtu sic dinin djemëte kësaj zone që frekutonin plazhet ka lidhje me detin dhe notin . Është quajtur “Shkëmbi Doktorit”sepse ketu vinte notonte , zhytej ne det për shumë ore të ditës ish mjeku stamatalog Emanuele Berberjan me orgjin armene që kishte ardhur në Vlorë së bashku me motrat në viten 1930. Por është fakt se pejaldat e notareve vlonjatë në vite e dekada që kanë nderuar jo pak Flamurtarin ishin kryhesisht banoreë të zonës të Skelë –Uji Ftohët .Dhe ndodhte kështu sepse ata kanë qënë në pran detit dhe që në moshë 5 vjecare e ushtronin ate rregullish.Ndaj nuk është rastësi që kjo zonë e banuar e Vlorës ka më shumë mjeshtra sporti në not sic janë Hodrot ,,Kadenajt,Shytajt ,Konomaj, ,Rakipajt,Xhindaj ,Bejot,Isufajt e të tjerë .Pore skelarët që dinin të notonin mirë kanë aplikuar për herë të parë në Vlorë dhe sportin e kanotazhit që tani ka më shumë se 40 vjetët që është zhdukur pa ditur kush se përse ka ndodhur kështu .Ja aty tek zona e Skelës në breg të detit lindi ky sport I ujit në garat me varka dhe hedhje pinduli në rërë nga një isjh puntor I portit I quajtur Jakup Veliu dhe që më vonë u zhvillua dhe promovoj dhe gara kombëtare nga Ramadan Mbole ,Kristaq Nina,Odise Papa ,Veli Muho,Hamet Xhani dhe Elham Zeqiri.E pra sporte të bukura që kanë lidhje me notin, që janë ushtuar me shumë suksese nga rinia vlonjate e atyre viteve.,por që sot kanë mbetur vetëm si kujtim .Dhe ishin këto rezultate , kjo dashuri e madhe për sportin e notin nga vlonjatët që në vitin 1988 dikush të mendoj se ky qytet I dashuar fortë me notin I duhej të kishte një pishin noti.Dhe ndertimet inxhineri njohur iobjekteve sportive Irfan Tërshana së bashku me arkitekët vlonjatë Sami Canaj e Arben Meski e piketuan bukur projektin diku pran stadiumitFlamurtari dhe pallatit të sportit të qytetit.Një projekt I zbatuar shpejt me një pishin modente me përmasa olimpik edhe për gara nderkombetare noti , ku do kishte vende për filmime me kamera nën ujë, do fuksionte dhe ujë të grohët në stinën e dimrit duke u furnizuar me avull nga ish kombinati konservave.në Vlorë .Objekti I ngrit dhe u vendos në fuksionim dhe në vitin korrik 1989 ku pishina me përjashtim të ujët të ngrohët dhe mungesës të filmimit me kamera nën ujë , priti garat e notit të Kupës të Republikës.Por vetëm kaq sepse ka plotë 30 vjet që ky objekt sportiv ka mbetur në degradim të plotë dhe askush nuk ka marr mundim të kujtohet për të ,kur dihet mirë se sa shumë I shërben sportit notit dhe Vlorës.Premtime dhe harresë e plotë ,doshta me qëllimin që dikush ta bëjë pjesë të tij këtë pishin noti.Pas shumë pak fonde duhen për ta kthyer këtë pishin noti I në fuksionim , por dikujt kjo nuk i inteson edhe pse kanë nxjerr të zhgënjyer shumë breza të notareve vlonjat që kishin ëndërruar një objekt të tillë sportiv. Por ky problem nuk e preku kush dhe u anashkalua dhe në muajin Tetor të vitit kaluar kur kryeminstri Rama vizitoi dhe premtoi për ngritjen e një stadium të ri futbolli për Vlorën dhe vlonjatët duke harruar se pak metra më tej vazhdon të qëndroj e heshtur , e dëmtuar dhe jashtë fuksionit kjo pishinë noti aq shumë e domosdoshme për rinin vlonjate dhe sportin e notit kombëtar.Duke u rikthyer dhe njëherë tek deklarimet e trajnerëve në notit vlonjatë për mungesën e infraskuturës dhe të mbeshtjes financiare dhe plotë bindje themi :ky sport dikur krenaria e vlonjatëve ka mbetur në spontatinitet të plotë dhe në mëshirë të fatit.E thënë më qartë sporti notit si shumë sporte të tjera është drejt zhdukjes në Vlorë,Kjo është dhe arsyeja që ka shumë vite që garat e notit të zhvilluare në vend mungojën emërat e notarëve vlonjatër për rezultate dhe rekorde.Vlonjatët kanë disa vite që për sportin e notin krenohen vetëm me ato që kanë lënë shumë vite pas nëpër vite e dekada .Nostalgjia shpesh gervish kujtesen ,por vetëmn kaq , sepse sporti notit në Vlorë vazhndon të mbetet një sport i harruar.