Sigal

Prej disa kohësh në media kanë qarkulluar lajme, se moderatorja Elita Rudi është në pritjen e ëmbël. Lidhur me këtë Elita dhe partneri i saj Gjiko, kanë preferuar të qëndrojnë në heshtje duke u përpjekur të mos lenë asnjë dyshim. Madje në fotot e publikuara nga moderatorja, ajo shfaqet e kuruar dhe përpiqet që të mbulojë barkun e rrumbullakosur.

Por teksa ndodhet me pushime, kolegia e saj Viola, ka publikuar një video ku në pak sekonda ekspozon edhe Elitën. Me këto pamje ajo tregon më së miri se Elita ka nisur të marrë kilet e para të shtatzënisë dhe barku i rrumbullakosur duket mjaft qartë.

Pas këtyre imazheve nuk na ngelet gjë tjetër veçse konfirmimin i moderatores.