Mogherini: Marrvëshja një sukses! Përmirësoni marrdhëniet me Serbinë

    51
    Në konferencën për mediat që përfaqësuesja e Punëve të Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Federica Mogherini, ka dalë pas përfundimit të takimit me Kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, u shpreh se bashkëpunimi midis Kosovës dhe Serbisë është shumë i rëndësishëm për të dyja vendet.
    Pyetjes së gazetarëve, se a duhet ta njohë Serbia pavarsinë e Kosovës, ajo nuk i ka dhënë një përgjigje, duke u fokusuar vetëm tek rëndësia e bashkëpunimit dhe dialogut midis dy vendeve, raportojnë mediat kosovare. “Mes kryeministrave të dy vendeve ka tensione, por ka edhe përparime në diskutime që do të sjellin përfitime për të gjithë”, u shpreh Mogherini.
    Ndërkohë në takimin që Federica Mogherini, zhvilloi më herët me Kryeministrin Kosovarë, Isa Mustafa është diskutuar për implementimin e marrëveshjes për drejtësinë, liberalizmin e vizave, reformat ekonomike dhe emigracionin masiv të kosovarëve.
    Mogherini ka theksuar se Kosova është një nga shtetet europiane me numrin e popullsisë së re të papunë më të madhe, ndaj Bashkimi Europian do të ofrojë mbështetje duke ofruar punësim sezonal për ta. “Ne jemi të gatshëm tju ndihmojmë në reformën ekonomike”, u shpreh ajo.
    Kryeministri Mustafa, nga ana e tij e ka falenderuar Mogherinin për arritjen e marrveshjes në drejtësi, duke e cilësuar atë si mjaft të rëndësishme.
    Gjatë diskutimit me të, kryeministri është fokusuar tek rëndësia e liberalizimit të vizave me Bashkimin Europian, duke u shprehur se është shumë optimist që kosova do ti plotësojë të gjitha kushtet teknike për liberalizimin e vizave. 
    mogherini
    Përfaqësuesja e Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Sigurinë, Federica Mogherini, është prituar edhe nga Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga. Ata kanë diskutuan për zhvillimet politike në vend dhe rajon dhe axhendën Europiane të Kosovës.
    Presidentja e Kosovës e ka njohur Mogherinin se të gjitha institucionet kosovare po punojnë shumë fortë për përmbushjen e të gjitha kritereve deri në Qerëshorë, për arritjen e liberalizimit të vizave.
    Presidentja Jahjaga, u shpreh se Republika e Kosovës është gjithmonë gati në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. Duke përshërenduar marrveshjet e arritura me ndihmën e Bashkimit Europian, Jahjaga ka nënvizuar rëndësinë e zbatimit të këtyre marrëveshjeve, si dëshmi të vullnetit politik dhe parakusht për ecjen e shtetit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropia.
    Mogherini nga ana e saj e ka përgëzuar Presidenten Jahjaga për rolin e saj në promovimin e integrimit evropian brenda Kosovës dhe partneritetin me BE-në.
    Mogherini dhe Jahjaga janë pajtuar për të gjitha pikat e Axhendës Europiane të Kosovës.
    Gjithashtu, Mogherini ka planifikuar takime edhe me përfaqësues të Serbisë në kosove dhe pritet që vizitën e saj ta mbyllë me një takim në mbrëmje me ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi.
    Ndërsa ditën e premte, Përfaqësuesa e Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Sigurinë, Federica Mogherini, pritet të zhvillojë një vizitë në Serbi ku vëmëndja do të jetë në zbatimin e marveshjeve që Serbia ka bërë me kosovën si kusht i vetëm për të ecur përpara në procesin e integrimit në Bashkimin Europian.