Sigal

Luka Modric ka mbërritur në Valdebebas, në qendrën stërvitore të Rea Madrid për të nisur përgatitjet për sezonin e ri. Kjo është dita e parë e punës pas pushimeve post-Botërorit. Për të janë drejtuar sytë nga Italia, teksa Interi është në pritje të takimit të mesfushorit kroat me presidentin Perez.

Mesfushori kërkon që të nisë një eksperiencë të re, por trajneri Lopetegui e ka në planet e tij edhe për të ardhmen, ndaj mbetet të shihet se si do të shkojë takimi me presidentin.

Interi është gati për ta huazuar për 15 milionë euro, dhe më pas ta blejë për 25 milionë euro, duke i ofruar një kontratë 4-vjeçare, nga e cila do të përfitojë 10 milionë euro në sezon.