Mjekët protestë ndaj dhunës dhe testimit: Po denigrohet figura jonë!

    354
    Sigal

    TIRANE – Mjekët e spitalit të QSUT-së në Tiranë, të spitaleve në Fier dhe Shkodër kanë protestuar për rreth 1 orë kundër dhunës në QSUT dhe testimit të mjekëve.
     
    Bluzat e bardha të tre nga qyteteve të rëndësishme të vendit, janë shprehur kundër testimit të mjekëve pasi sipas tyre denigrohet figra e mjekëve, duke shtuar se ky testim bëhet sipas tyre për të mbuluar problemet e Ministrisë së Shëndetësisë.
     
    Ata shprehen se po punojnë në kushtet e një presioni psikologjik, duke shtuar se problemet në shëndetësi nuk zgjidhen përmes një testimi por përmes konsultave mes Ministrisë dhe mjekëve.
     
    “Ne po punojmë në kushtet e një presioni psikologjik. Testimi i mjekëve na denigron figurën tonë, figurën e mjekëve. Në mënyrën si është shprehur quhet kërcënim. Nuk është e lejueshme në vitin 2015 për problemet që duheshin të ishin zgjidhur që në 1991. Problemi i testimit është bërë legjendë urbane. Nuk është testimi ai që bën kualitetin e mjekëve. Mjekët testohen ccdo ditë në punën e tyre. Një artificë për të mbuluar problemet e qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Problemi zgjidhet përmes konsultimit për të përmirësuar vetëkualifikimin e burimeve njerëzore.” shprehen mjekët.