Mjedisorët bëjnë sehir dhe pazare me firmat dhe institucionet

    406
    Në Elbasan mbetjet spitalore vijojnë të jenë problem për impaktin në mjedis dhe në shëndetin e njeriut. Shqetësues është edhe fakti që nga gjithë lista me subjekte shëndetësore te regjistruara në tatime, vetem 4 prej tyre kanë leje mjedisore. Në Elbasan vullnetarët dhe shoqatat e ambientalistëve kanë ngritur prej kohësh shqetësimin e derdhjes së pakontrolluar të mbetjeve spitalore, ku destinacioni vetëm janë brigjet e lumit Shkumbin. Inspektoriati i Mjedisit deri tani ka pasur tendencën e dhënies së rekomandimeve dhe qortimeve duke synuar përmirësim e situatës skandaloze, dhe nuk ka arritur të marrë masa ndëshkimore konkrete. Edhe pse dihet se ku depozitohen mbetjet e ketyre subjekteve, ato mbeten shqetësim për impaktin negativ në shendetin e banorëve dhe mjedisin. Por në spitalin e Elbasanit, ndryshe nga dy vite me parë ku mbetjet grumbulloheshin e hidheshin perkrah rrugës nacionale, sot menaxhohen. Pas informacioneve të ardhura, vërehet dhe konstatohet se spitalet dhe pavionet i ndajnë dhe sistemojnë sipas pikave të kontratës që kanë me firmën, mbetjet e rrezikshme. Por nga ky moment gjithë faji qëndron tek firma që i menaxhon ato deri në asgjesim, apo groposje. Në Elbasan, përmes një studimi ambientalistët kanë faktuar se mbetjet spitalore prej kohësh derdhen pranë lumit Shkumbin. Në një takim me insitucionet vendore, klubi Ekologjik ka theksuar dhe denoncuar se “grumbullimi në vende të hapura të mbetjeve spitalore, përbën rrezik serioz për shëndetin e popullatës, ndaj u kërkua sistemimi sa më parë i tyre, ato kanë kohë që derdhen në brigjet e Shkumbinit, duke rrezikuar shëndetin e banorëve të fshatrave ku kakon ai lumë, dhe mjedisin. Rreziku është mjaft i madh nga ato mbetjet spitalore, pasi hedhja në brigjet dhe rrjedhën e Shkumbinit, shumë shpejt do të sjellë edhe dëmtim të tokës. Disa ditë më parë banorë të lagjeve periferike në Elbasan, janë ankuar tek “Telegraf” për hedhjen e mbetjeve spitalore në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane. Sipas tyre “bashkë me mbetjet e tjera, hidhen dhe mbetjet spitalore, të cilat mund të rrezikojnë jetën dhe përhapjen e epidemive”. Mbetjet spitalore merren nga një kompani private, dhe është përgjegjësia e saj për shkatërrimin e tyre, me qëllimin e vetëm që mbetejet spitalore mos të jenë një problem dhe rrezik për jetën e qytetarëve. Firmat dhe kompanitë private që kanë lidhur kontrata me institucionet spitalore, duhet ti përmbahen pikave të saj, pasi në të kundërtën ajo përbën shkelje ligjore, dhe automatikisht anullimin e çdo kontrate ligjore e zyrtare mes palëve. Elbasani mbetet edhe pa rrezikun e mbetjeve spitalore, qyteti ku ndotja është një shqetësim i madh i qytetarëve, të cilët klasifikojnë si ndotësin kryesor KURUM, fushën e plehrave, dhe së fundi edhe mbetjet spitalore.
    Sigal