Mitrush Kuteli/ Rozafa….

    1461
    Sigal

    (Tregim)

     Krenare ngrihet mbi Bunën e gjerë e mbi qytetin e Shkodrës kështjella e lashtë e Rozafatit. Kur është hedhur guri i parë në themelet e kësaj kështjelle? S’ dihet. Historia e saj humbet në mjegullën e lashtësisë ilire, banorëve të moçëm të kësaj mënge. Një gjë dihet mirë e qartë: atë e kanë pasur dikur labeatët dhe pastaj ardianët, që ishin fise të forta ilire. Në atë kohë tërë bregu i këtejshëm i Adriatikut, gjer në Tergestën e bujshme apo Trieshtën e ditëve tona, ishte breg ilir. Më vonë, u derdhën këtej romakët, pastaj sllavët, normanët, venetikët, turqit e shumë popuj të tjerë të huaj. Gjatë shekujve ata krepat e thatë nën muret e Rozafatit, si edhe vetë muret e kështjellës, janë lagur me përrenj gjaku të atyre që e kanë sulmuar dhe të atyre që e kanë mbrojtur.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf