Mitrush Kuteli/ Qëndrimi

    438
    Sigal

    (Fragment poeme)

    Jam shqiptar

    e kosovar:

    Zot e krenar,

    -Zot e bujar-

    mbi këtë Dhe,

    që e kam fe

    e përmbi fe:

    e kam Vatan!

    E kam Atdhe!

    Që gjysh stërgjysh,

    që brez pas brez,

    që gjithmonë!

    Ti shkja thërret

    ti shkja bërtet,

    deri lart në retë:

    se jam barbar.

    Jo, s’jam!

    si bërtet ti,

    si buçet ti,

    ti, Mal i Zi…..

    (Mitrush Kuteli ka lindur më 13 shtator 1907)