“Miss & Mister Albania 2012”, ja disa nga protagonistët

978
Sigal

Spektakli më i madh i bukurisë shqiptare, organizuar nga Vera Grabocka dhe fotografi i njohur Fadil Berisha

Më datën 21 tetor 2012 mbahet në TV KLAN, spektakli më i madh bukurisë shqiptare, Miss & Mister Albania 2012. Pas përzgjedhjes së finalisteve, filluan përgatitjet për spektaklin kombëtar të bukurisë mbarë-shqiptare “Miss & Mister Albania 2012”, i cili këtë vit do ketë një konceptim në formën e Fashion ShoW-ut. Së shpejti do të publikohen të gjitha fotot e finalisteve nga ku do të mund të votohen në faqen zyrtare të Miss Albania, ku do të votohet për vajzën ose djalin tuaj të preferuar, në bazë të votimit on-line do jepen edhe dy çmime të rëndësishme “Miss & Mister Publiku 2012”. Kujtojmë që këtë vit ky spektakël ka ekskluzivitetin e 3 licencave më të mëdha botërore “Miss World”, “Miss Universe”, “Elite Fashion”, “Mister World”. Spektakli më i madh dhe më i veçantë i bukurisë shqiptare “Miss& Mister Albania” vjen me ne krye Vera Grabockën dhe bashkëpunimin e fotografit të mirënjohur Fadil Berisha. Ky eveniment vjen për të gjithë publikun shqiptar brenda dhe jashtë territorit tonë nëpërmjet transmetimit HD të televizionit kombëtar Klan. Në një skenografi krejt ndryshe, me formatin e pasarelave të botës si të  “Victoria Secret” dhe të “Miss Universe” . Nuk do të mungojnë surprizat dhe risitë në këtë spektakël dhe konkurs bukurie që do të ngjajë si një shfaqje spektakolare me frymë perëndimore. Ky spektakël për herë të parë do të sjellë edhe ndryshime në vlerësimin final, nga ku do të nxirren: Tre çmime të para për vajzat: Miss Universe Albania, Miss World Albania, Top Model në Ellite Model; dy çmime të para për djemtë: Mister World Albania, Top Model në Ellite Model

Durrësi vjen i përfaqësuar nga konkurrentë dinjitozë: Gerald Biba- Mister Durrësi 2011, Mister Turizmi 2011

Tërheq pamjen me thjeshtinë, gjatësinë, shpatullat e gjera të një mashkulli të vërtetë. I lindur për të qenë në skenën e madhe shqiptare dhe për të rrëmbyer patjetër çmimin e madh të Mister Albania 2012. I duhet ky titull për ta shfrytëzuar si një trampolinë të fuqishme për gjerat që do të vijnë më pas. I lakuar për të qenë imazh dhe fytyra e shumë kompanive të rëndësishme në Shqipëri dhe jashtë saj. Së fundmi po përgatitet moralisht dhe fizikisht për të dhënë maksimumin e tij dhe që të shkëlqejë në skenën e madhe të spektaklit të Miss & Mister Albania 2012. Ndiqeni dhe mbajeni mend gjatë këtë djalosh, sepse surprizat nuk kanë të sosur për Geraldin.

Prizren Kryeziu- Mister Durrësi 2012, Mister Turizmi 2012

Gjithkush që do ta shihte në pamje të parë do të thoshte se ky djalë nuk është shqiptar. Por e vërteta është se ai është shqiptar dhe madje me origjinë nga Kosova jonë e dashur. Rritur në një familje të civilizuar dhe mjaft të denjë, shkolluar në Durrës dhe tashmë student i Drejtësisë në Universitetin Evropian të Tiranës. Prizreni dallohet për imazhin që përcjell, në fytyre, por edhe në komunikim. Ky djalë do të ketë një karrierë të gjatë mes televizionit dhe Drejtësisë. Ka të dhëna shumë të mira për aktrim dhe kinematografi, shpresojmë që titulli i Mister Durrësi dhe konkurrimi në Miss & Mister Albania, të vlejë që kontaktet më pas të jenë më të thjeshta drejt realizimit të një karriere të suksesshme.

Tiziana Sina – Miss Simpatia në Miss Durrësi

Dallohet për format dhe përmasat e saj ideale, me një fytyrë krejt të ëmbël që të kujton vajzën durrsake fituese të Miss Albania, Hygerta Sako. E ku ka më bukur se ta krahasosh me vajza të tilla që kanë lënë gjurmë të thellë në skenën shqiptare, e le të përsëritet historia sërish edhe me të. Tiziana është një imazh, prej të cilës sa herë e sheh të çlodh sytë dhe asnjëherë nuk bëhet fytyrë e mërzitshme, përkundrazi shpreh qetësi, paqe dhe dashuri me karakterin dh personalitetin e saj. Shpresojmë që imazhi i saj të mbahet mend gjatë jo vetëm si miss, por edhe si vajzë që do t’i hapen dyert e karrierës.

Xhaneta Byrberi  Miss dhe Modele

E titulluar si vajza turbulluese, e ëmbël dhe egër njëkohësisht. Para aparatit fotografik ajo bën çmendurira sa edhe çdokush nga ne do të mahnitej se si një vajzë e marrë nga gjimnazi tjetërsohet sikur të ishte dive e personazh televiziv. Kjo është Xhaneta, studentja e shkëlqyer me një sjellje dhe një edukatë për t’u lavdëruar. Me një kokë prej missi të vërtetë, me përmasa trupi të përkryera, ideale synon majat e klasifikimit në spektaklin e bukurisë të Miss & Mister Albania 2012. Ka sjellë risi në mendësitë e të gjithë shqiptarëve, ku të jesh Miss për të nuk është vetëm të jesh e bukur, por të kesh një ndërthurje mes të bukurës dhe inteligjencës natyrale. Kjo është Xhaneta, kombinimi mes të bukurës dhe inteligjencës.