Miss Globe 2016 -Bukuroshja nga India zë vendin e parë, bukuroshja nga Shqipëria në vend të tretë

574

Sigal

Bukuroshet nga e gjithë bota morën pjesë në “Miss Globe 2016”, një spektakël i transmetuar nga televizioni publik shqiptar.
Spektakli u drejtua nga Iva Meres dhe aktivisti për të drejtat e njeriut, Altin Hazizajt.

Finalja e sponsorizuar nga shumë kompani prestigjioze, shpalli më të bukurën e vitit të Miss Globe 2016.

Vajzat konkurrente nga 40 shtete të botës prezantuan bukurinë e tyre, por edhe të vendeve nga vinin në finalen e madhe. Bukuroshja filipinase, An Loren Kolis, dorëzoi kurorën te një tjetër mbretëreshë e bukurisë botërore.

Miss India, Dempile Chetan Patel, u shpall Miss Globe, ndërsa Miss Kolumbia u shpall shoqëruesja e pare dhe Miss Shqipëria shoqëruesja e dytë.

Në spektakël ishin të ftuar, Corona, Aleksandër Gjoka, Eranda Libohova, Redon Makashi, Evis Mula, Manjola Nallbani, Vesa Luma & Big Basta, Kastriot Tusha, Ramona Tullumani, Renis Gjoka, grupi “Classic Boys”.