Mirditë: Arrestohet 25 vjeçari, tentoi të fusë me forcë në banesën e tij një vajzë

406
Policia e Lezhës ka arrestuar në flagrancë shtetasin Elmir Doda, 25 vjeç, banues në Bungaj, Mirditë. Arrestimi i tij u bë pasi, rreth orës 11.30, ndaj tij është bërë kallëzim nga shtetasi G.K, 61 vjeç, banues në Ndërfanë, Mirditë, se në afërsi të banesës së tij, ka marrë me forcë duke i kërcënuar vajzën F.K, 20 vjeçe, ku e ka dërguar në banesën e tij pa dëshirën e saj. Policia bën me dije, se i arrestuari, në fund të muajt prill, tek banesa e shtetasit G.K, ka lënë një fishek model 56 në shenjë presioni, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.  Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shtrëngimi ose pengimi për të bashkëjetuar ose për të kërcënuar i zgjidhur në martesë”, “Mbajtja pa leje e municionit luftarak” dhe “Kanosja”.
Sigal