Miratohet rritja e pagave të mësuesve të arsimit parauniversitar

    411
    Sigal

    Në mbledhjen e djeshme qeveria ka bërë disa ndryshime  për miratimin e strukturës së pagës së punonjësve mësimorë në arsimin parauniversitar të ndryshuar.

    Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 2, të  nenit 4, të ligjit nr.10405, datë 24.3.2011,  “Për kompetencat për caktimin e pagave dhe të shpërblimeve”, dhe të ligjit nr.10487, datë  5.12.2011, “Për buxhetin e vitit 2012”, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave miratoi këto ndryshime:

    a)Lidhja nr.1,  “Struktura e pagës për punonjësit mësimorë”, që përmendet në pikën 1, zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe emërtim, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

    b)Në pikën 2/I, vlera  “…13 000 lekë…” bëhet “…14 000 lekë…”.

    2. Efektet financiare, për vitin 2012, që rrjedhin si rezultat i rritjes së pagave, të përballohen nga fondet e parashikuara në buxhetin e shtetit për rritjen  e pagave, për vitin 2012.

    Rriten pagat për punonjësit e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Spitalit Ushtarak

    Janë miratuar disa shtesa e ndryshime për miratimin e strukturës dhe të niveleve të pagave të punonjësve me arsim të lartë në sistemin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Spitalin Ushtarak qendror universitar, në sistemin e ministrisë së mbrojtjes,  të punonjësve të infermieristikës në sistemin e Ministrisë së Shëndetësisë e Ministrisë së mbrojtjes,  si dhe për trajtimin e mjekëve në strukturat  e Forcave të Armatosura.

    Në vendimin nr.555, datë 11.8.2011, të Këshillit të Ministrave bëhen këto shtesa e ndryshime:

    a) Lidhja nr.1 (kreu 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8 dhe 9) dhe lidhja nr.2 (kreu 1, 2, 3, 4, 5, 6 dhe 7), të përmendura në pikën 2 të vendimit, zëvendësohen me lidhjet me të njëjtin numër dhe emërtim, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.

     b)Në shkronjën “a”, të pikës 3, vlera “ … 13 000 lekë në muaj…” bëhet “…14 000 lekë në muaj…”.

    c)Lidhja nr.3 e përmendur në shkronjën “b”, të pikës 3, zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe emërtim, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

    ç) Shkronja “b” e pikës 12/2, ndryshohet, si më poshtë vijon:

    “ b) Për shërbimin e urgjencës së rrethit, që është organizuar dhe funksionon si i tillë, për kohën që kryejnë shërbimin e urgjencës, u jepet një shtesë, si më poshtë vijon:

    Në ditë të zakonshme     të shtuna               të diela             dhe festa

    – për sistemin 24 orë      1700 lekë         2100 lekë         2500 lekë;

    – për sistemin 16 orë      1400 lekë         1700 lekë         2200 lekë;

    – për sistemin 12 orë      1100 lekë         1400 lekë         1700 lekë.”.

    Qeveria rrit pagat e përfaqësuesve vendorë, ja masa që shtohet  

    Këshilli i ministrave ditën e djeshme ka miratuar disa ndryshime në vendimin nr.1619, datë 2.7.2008,  të këshillit të ministrave, “për klasifikimin  e funksioneve, grupimin e njësive të qeverisjes  vendore për efekt page dhe caktimin e kufijve  të pagave të punonjësve të organeve  të qeverisjes vendore”. Rritja e pagës ka pësuar rritje sipas numrit të banorëve për që mbulon çdo kryetar komune apo bashkie.

    1.Në vendimin nr.1619, datë 2.7.2008, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime:

    a) Shkronjat “a” deri në “e”, të pikës 1, të vendimit, ndryshohen, si më poshtë vijon:

    “a. Për Bashkinë e Tiranës:

    – Kryetari          140 000 – 174 760 lekë;

    – Nënkryetari     130 000 – 140 000 lekë.

    b) Për njësitë e qeverisjes vendore me mbi 100000 banorë:

    – Kryetari           92 000 – 140 000 lekë;

    – Nënkryetari     60 000 –   93 000 lekë.

    c) Për njësitë e qeverisjes vendore me 50 001 – 100 000 banorë:

    – Kryetari          60 000 – 116 000 lekë.

    – Nënkryetari     49 000 –   91 000 lekë.

    ç) Për njësitë e qeverisjes vendore me 20 001 – 50 000 banorë:

    – Kryetari           51 000 – 91 000 lekë;

    – Nënkryetari     41 000 – 78 000 lekë.

    d) Për njësitë e qeverisjes vendore me 5 001 – 20 000 banorë:

    – Kryetari           41 000 – 78 000 lekë;

    – Nënkryetari     28 000 – 69 000 lekë.

    dh) Për njësitë e qeverisjes vendore me nën 5.000 banorë:

    – Kryetari             37 000 – 55 000 lekë;

    – Nënkryetari       27 000 – 43 000 lekë

    e. Për Këshillin e Qarkut;

    – Kryetari            87 000 – 132 000 lekë;

    – Nënkryetari       57 000 –   91 000 lekë.”.