Miratohet projektligji për pensionet e minatorëve, Veliaj: Ulet mosha e daljes në pension me 5 vjet dhe dyfishohen pensionet për

    488
    Sigal

    Kuvendi miratoi dje projektligjin për pensionet e minatorëve. Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, z. Erion Veliaj, deklaroi se projektligji për minatorët jo vetëm që ul moshën e daljes në pension me 5 vjet, por nga ana tjetër rrit përfitimet e të gjithë atyre ish minatorëve, të cilët deri më tani kanë përfituar trajtim të veçantë financiar. “Ish minatorët që sot përfitojnë 9,000 lekë trajtim të veçantë financiar do të shohin një rritje të madhe të të ardhurave të tyre, pasi falë këtij ligji, rreth 75 % e tyre do të përfitojnë pension në masën 14,474 lekë në muaj. Pjesa tjetër, si edhe ata minatorë që do të dalin me këtë ligj në pension, do të përfitojnë pensione mujore akoma edhe më të larta, deri në masën 21,000 lekë në muaj”, u shpreh ministri Veliaj gjatë prezantimit të projektligjit në Kuvend. Duke iu përgjigjur pretendimeve të opozitës se me projektligjin në fjalë përfitojnë vetëm 150 individë, z. Veliaj publikoi listën e 3840 minatorëve që preken nga ligji, të cilëve iu ulet mosha e daljes në pension, si dhe iu rriten përfitimet. “Nga 3840 individë, 3700 përfitojnë menjëherë, pasi kanë qenë pjesë e një ligji, gjithashtu të majtë, për trajtim të veçantë financiar”, sqaroi z. Veliaj. Nga ana tjetër, ministri Veliaj tha se sipas diskutimeve të bëra në Këshillin Kombëtar të Punës, përfaqësues të industrisë minerare dhe sindikatave kanë rënë dakord për të rritur kontributin në masën 5 % të pagës nga të cilat 3 % do të paguhen nga punëdhënësi dhe 2% nga punëmarrësi. Gazeta “Telegraf” boton të plotë listën me 3740 emra të minatorëve përfitues, pasi “100 të tjerë janë në proces e sipër”, njofton Ministria e Mirëqenies Sociale.

     Lista e qyteteve me 3840 minatorët që përfitojnë ulje të moshës së daljes në pension dhe dyfishimin e pensionit:

     Durrës 163

    Dibër 5

    Bulqizë 391

    Mat 103

    Elbasan 14

    Librazhd 200

    Fier 13

    Lushnje 6

    Gjirokastër 8

    Memaliaj 179

    Korçë 226

    Pogradec 368

    Devoll 11

    Ersekë 43

    Kukës 263

    Has 15

    Lezhë 35

    Kurbin 34

    Mirditë 100

    Shkodër 37

    Pukë 69

    Tiranë1448

    Kavajë 6

    Vlorë 80

    Sarandë 23

    http://www.gazetatelegraf.com/wp-content/uploads/2014/11/lista-e-minatoreve.pdf