Miranda Rira: Do të jem 24 orë në shërbim të popullit tim

626
Në një intervistë për “Telegraf” Miranda Rira kandidate e ASHE për Bashkinë e Prrenjasit, tregon arsyet e kandidimit, problematikat e konstatuara nga ajo në ditët e fushatës elektorale, pikat e programit të saj në 4 vitet e ardhshme për zhvillimin dhe punësimin një plagë e cila ka vite që mundon dhe rrënon ekonomikisht banorët e asaj zone. 

Zonja Miranda, pse vendosët të kandidoni për kryetare bashkie në Prrenjas?
Prrenjasi është një qytet i bukur por i lënë në harresë. Koha ime si deputete ishte e shkurtër dhe unë nuk pata mundësi që ti njihja nga afër të gjitha zonat dhe legjislatura e deputetes nuk të krijon mundësi të njihesh në mënyrë të drejtpërdejtë me të gjithë qyetatarët. Dëshira ime e madhe për të bërë gjëra të bukura dhe për t’i shërbyer në mënyrën më të mirë të gjithë bashkëqytetaëve të mij në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe indirekte, pasi unë jam vajzë Rrajce dhe kjo më bëri që t‘a pranoja me kënaqësi kandidaturën dhe të jem kandidatja e ASHE, duke qënë se dhe tani bashkitë kërkojnë një drejtues dhe administratorë të zotë. 

Ju çfarë problemesh keni konstatuar me banorë dhe çfarë ju kërkojnë?
Gjatë gjithë kësaj kohe pothuajse afërsisht dy muaj, unë kam shkelur të gjitha zonat që përmbledh Bashkia e re Prrenjas dhe jam njohur me shumë problematika nga më të ndryshmet, si varfëria, papunësia, pa rrugë, pa shkolla, pa ujë të pishëm, pa ujësjellësa, pa një plan urbanistik, nuk ka një kënd lojrash për famijë, një qendër sociale për moshat e treta, nuk ka një lulishte, nuk ka një rrugë me ndricim. Jeta kulturore është e vdekur, do të rindërtoj kinemanë e qytetit, do të mbështes fort asamblin “Rrajca”, do të ndërtoj bibliotekën e qytetit si dhe do të mbështes fort e fuqishëm ekipin “Domosdova”. Por unë kam një plan zhvillimi ekonomik të qartë me projekte konkete, ku zbatimi i tyre do të fillojë pas 21 qeshorit, ku do të nisë dhe drejtimi i duhur edhe për bashkinë e madhe të Prrenjasit.
Si mendoni t’a përballoni një volum të madh pune pas 21 qershorit, për administrimin e kësaj Bashkie te re me kaq shumë probleme?
Unë do t’ia nis duke punuar, me zell drejtësi dhe me shpirt, duke patur pranë administratorë të zotë, të përballojmë së bashku fluksin e madh të punës dhe tu jap zgjidhje. Sfidë e madhe më pret, por unë jam e gatshme që çdo gjë t’i jap zgjidhje një nga një me durim dhe shumë punë. Unë jam mësuar të punoj, pasi çdo gjë e kam ndërtuar vetë në jetën time, dhe nuk m’i ka falur njeri kështu që puna më bën më të fortë.
Çfarë përmban programi juaj për banorët e rinj të Prrenjasit dhe Bashkisë së re?
Tre pikat më të rëndëshishme, zvillimi ekonomik, social-kulturor dhe turizmi. E para t’i jap një fytyrë të re Prrenjasit, plan urbanistik për qëndrën e tij, si dhe hyrja e dalja e tij. Rikonstruksioni i godinave si kopshti, shkolla e mesme dhe pajisja me terrene sportive. Ndërtimi i tregut të vesh-mbathjeve dhe fruta-perimeve. Ndërtimi i një bibloteke me salla kompjuteri dhe internet falas si dhe rikonstruksioni i kinemasë. Për fëmijët krijimi i një këndi lojrash dhe për të moshuarit krijimi i lulishteve për pushim dhe ngritja e klubeve të ndryshme. Për të gjithë banorët e Bashkisë të re Prrenjas, ndërtimi dhe rikontruksioni i ujësjellësit, kanalizime, rrugë, dhe përpunimi i mbetjeve urbane, ndërtim dhe rikonstruksion i ambulancave dhe qëndrave shëndetsore, i shkollave dhe kopshteve. Mbështetje të madhe bujqve dhe blegtorëve me subvencione, grante falas, kanale kulluese. Mbështetje minatorëve dhe turizmit. Zona jonë ka nevojë për t’u promovuar, sepse zona jonë ka tradita të lashta dhe shtëpi monumente dhe turizmi malor si parku kombëtar Jabllanic-Shebenik, 4 liqenet akullnajore të Rrajcës si dhe do të bëj binjakëzimin me komunën Strugë etj..
A ndjeheni e privilegjuar që keni edhe mbështetjen e qeverisë në realizimin e programit tuaj ?
Jo vetëm e priviligjuar, por edhe e nderuar që ma besuan këtë detyrë dhe unë të jem kandidatja e ASHE, për kryetare të Bashkisë Prrenjas. Kjo do të thotë besim dhe vlersim dhe unë jam e gatshme të jap shpirtin tim, forcat e mia që të bëj një punë të mirë sepse duke i shërbyer sa më mirë komunitetit tim i kam shërbyer edhe qeverisë. Një falenderim të madh për ta dhe për familjen time.
Nje mesazh per elektoratin e Bashkise se re të Prrenjasit?
Do të jem pranë jush duke ju shërbyer në mënyre korrekte, duke qendruar pranë problemeve tuaja, duke u dhene zgjidhje halleve tuaja për një bashkëjetesë më të mire. Më votbesoni për drejtimin e duhur, për të ecur së bashku në rrugën e duhur dhe per t’a rimëkëmbur Prrenjasin tonë të dashur dhe ta kthej atë në një qytet model. 
Ja si do qeveris në Prrenjas
Cili është slogani dhe motoja juaj në këtë fushatë, dhe pikat kryesore të programit?
Shërbim dhe punësim. Shërbimi më i mirë kryhet duke u ofruar banorëve të mi atë të cilën ata kanë më shumë nevojë, punën. Ndaj në programin tim përfshihet me prioritet të madh punësimi dhe duke u kushtuar më shumë vëmëndje grave, nënave dhe motrave që qëndrojnë në shtepi pa punë. Biznesi fason për gratë e Prrenjasit, ndërtimi i tregut të vesh-mbathjeve dhe fruta-perimeve. Ndihmesë e madhe për bujqit dhe blegtorët do të jenë subvencionet dhe grantet, ndërtimi i një baxhoje për përpunimin e qumshtit për blegtorët, gjë që do të ndihmojë në shitjen e tyre, krijimi i portit të thatë, do të jemi një pikë doganore e vogël për maunet që vijnë të mbushura me mallra që do të shkojnë drejt lindjes. 
Sigal