Ministria e Financave: Ja dokumentet që duhen për marrjen e dëmshpërblimit për këstin e dytë

    399
    Sigal

    Ministria e Financave ka publikuar listën e dokumenteve që duhen për marrjen e dëmshpërblimit për këstin e dytë nga të përndjekurit politikë. Në njoftimin e ministrisë bëhet e ditur për të përfituar këstin e dytë, të gjithë ish të dënuarit politikë, që jetojnë, duhet të dërgojnë  zyrtarisht pranë Ministrisë së Financave  certifikatën personale.

    Gjithashtu, nëse ish të dënuarit politikë ose trashëgimtarët ligjore, kanë ndryshime të gjendjes civile, duhet të dërgojnë pranë Ministrisë së Financave dokumentacionin shtesë, që duhet të jenë:

    – Certifikatën e vdekjes,

    – akt trashëgimie për të vdekurit,

    – Certifikatë trungu,

    – fotokopje e kartës së identitetit sipas përfituesve ose përfaqësuesit të autorizuar

    – vërtetim banke për numrin e llogarisë , për secilin përfitues ose të përfaqësuesit  ligjor,

    Nëse ish të dënuarit apo përfituesit ligjorë, kanë ndryshuar numat e llogarisë bankare, ju lutemi të dërgojnë zyrtarisht :

    l vërtetim  banke për numrin e llogarisë,  të shoqëruar me një kërkesë me shkrim, së bashku me informacionin e mëposhtëm. Për të mundësuar komunikimin me sektorin e pagesave dhe shërbimeve, ne rastet kur kanë mungesa ose pasaktësi  të dokumentacionit, si dhe për lehtësi të kryerjes së veprimeve nga sektori i pagesave dhe dëmshpërblimeve, të gjithë ata të cilët do të dorëzojnë dokumente, pranë Ministrisë së Financave, janë të lutur të dërgojnë edhe informacionin si me poshtë vijon:

    – numrin e dosjes së ish të dënuarve politike,

    – Emrin, atësinë  dhe mbiemrin e ish të dënuarit politik,

    – Numrin e kontaktit  si telefon fix (familjar) apo celular.

    Për çdo sqarim ju njoftojmë se numri i telefonit i Sektorit të Pagesave dhe dëmshpërblimeve në Ministrinë e Financave është fix: +42366160.