Ministri Xhafa mobilon zyrën 460 milionë, Parku Tiranë jep 30 milionë për karrige me qira, Bashkia Shkodër blen piano

573
Përparim HALILI
Drejtuesit shtetërorë sajojnë tenderë për të mbushur xhepat, i realizojnë në emër të ligjit për të justifikuar abuzimet
Drejtuesit shtetërorë nuk ndalen në veprimtarinë e tyre abuzive në zhvatjen e fondeve publike, nëpërmjet procedurave ligjore, të cilat i përdorin si maskë dhe mbrojtëse për të mos u ndëshkuar nga drejtësia. Ka shumë raste që publikohen në “Buletini Prokurimeve Publike”, të cilët janë fakte konkrete që provojnë se bëhen këto abuzime me vjedhje të fondeve publike, nëpërmjet tenderëve që shpesh sajohen qëllimisht prej drejtuesve të çdo niveli, për përfitime personale me ryshfete dhe për pasurimin e klientëve të tyre me tender shërbimet dhe investimet e të cilëve nuk kryhen, ose kryhen pa cilësi, pa standarde e jo plotësisht si volum. Këta tender, realizohen në emër të ligjit, për të justifikuar abuzimet që kryejnë, duke mbyllur dosjet me shënimin “Letrat janë rregull”! Përballë këtij krimi të organizuar, me gjithë denoncimet e publikuara nga “Telegraf”, asnjë institucion qendror i ekzekutivit nuk reagon, asnjë institucion i ligjvënës nuk ndërhyn, asnjë segment i drejtësisë nuk hap letrat për të hetuar dhe ndëshkuar batërdinë gjigante e kolektive që bëjnë në qetësi të plotë drejtuesit shtetërorë në administratën publike që nga ministrat e deri tek drejtorët nivelit të fundit, që nga kryeministri e deri tek drejtuesit e pushtetit lokal nëpër qarqe, prefektura e bashki. Përse? faktet e shumta, konfirmojnë realitetin shqetësues që kërkim me tenderët e fondeve publike, është strukturuar dhe funksionon si një linjë unike që vepron në çdo segment e nivel pushteti. Sot, po publikojmë disa raste skandaloze tenderësh të tillë…
Ministri Xhafa firmos tenderin e parë, 460 milionë lekë për mobilim zyre
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
1- Autoriteti Kontraktor: Ministria e Punëve te Brendshme, Drejtoria e Prokurimeve të Përqendruara, Tiranë; Adresa: Sheshi ”Skënderbej” Nr. 3, Tel. +355 42 256 851 
2- Procedura e Prokurimit është “Procedurë e hapur” 
3- Objekti: “Blerje orendish dhe pajisjesh për mobilim zyrash” 
4- Fondi limit: 38 782 990 (tridhjetë e tetë milionë e shtatëqind e tetëdhjetë e dy mijë e nëntëqind e nëntëdhjetë) Lekë pa TVSH. 
5- Afati për lëvrimin e mallit: Brenda 45 ditëve nga momenti i lidhjes së kontratës. 
6- Hapja e Ofertave do të bëhet në datën 20/04/2017 Ora: 10:00. 
7- Afati i fundit për pranimin e dokumenteve në datën 20/04/2017 Ora: 10:00. 
Sigal