Ministri serb nuk ndryshon qëndrim: Rusia nuk do lejojë që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së

590
Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç ka deklaruar se në Maqedoni mbisundon mendimi se Serbia punon kundër këtij shteti, edhe pse kjo është përgënjeshtruar disa herë.
“Na paralajmërojnë nga BE-ja sepse e shfrytëzojmë termin Republika e Maqedonisë. ‘Kemi probleme në negociatat me BE’, thonë ‘duhet IRJM’. Na godasin në kokë që e njohim Maqedoninë nën emrin e saj kushtetues. Grekët zemërohen, BE-ja zemërohet, ndërsa Maqedonia voton për Kosovën në UNESCO. Dëshironi të jemi miq? Do të jemi, por kjo duhet të jetë e ndërsjelltë”, theksoi Daçiç në një intervistë për televizionin “Heli”.
Ai thotë se “vetëm njeriu i verbër mund të besojë se është vendosur pikë në problemet e Ballkanit”.
“Konfliktet rajonale do të zgjasin përderisa zgjasin edhe shkaqet e këtyre problemeve – nëse të gjitha problemet i vendosni nën qilim do të pengoheni pre tyre”, deklaroi Daçiç.
“Vallë janë larguar problemet për shkak të cilave filluan luftërat në Ballkan – jo nuk janë larguar. Kjo është vetëm intermexo mes të cilave disa përleshje të reja jo për shkak serbëve, por për shkak çështje të pazgjidhura në Ballkan. Nëse forcat e mëdha këtë nuk e kuptojnë këtë, ata bëjnë probleme, do të sillemi në rreth”, theksoi ai.
Daçiç ka folur edhe për presionet e forcava të mëdha të shteteve të cilat nuk e kanë njohur Kosovën.
“Rusia nuk do të lejojë që Kosova të bëhet anëtare e KB-së sepse janë të drejtë të vetos”, theksoi Daçiç.
Sigal