Ministri Olldashi: “Certifikimi i ANTA-s, vlerësimi më i mirë i investimeve në infrastrukturë

    539
    Sigal

    Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi mori pjesë në ceremoninë me rastin e certifikimit të Antës, sipas standardeve dhe kërkesave të Komisionit Europian për një Qiell të Vetëm Europian si dhe Pesë Standardeve të Sistemit të Integruar të Cilësisë ISO. Ministri Olldashi, duke e vlerësuar dhënien e certifikatës ANTA-s nga një institucion prestigjioz, siç është “Quality Austria”, ndër të tjera,  tha: “Marrja e kësaj certifikate, kurorëzon  një ecuri tre dimensionale e punës së Agjencisë Kombëtare të Trafikut Ajror. Investimet që ne kemi bërë në infrastrukturë, përmirësimet cilësore të shërbimeve dhe certifikatat e sigurisë, bashkuar me to, investimi shumë i madh që është bërë në kapacitet njerëzore të Agjencisë. Në këtë pikëpamje, duke parë investimet në infrastrukturë, përmirësimin e shërbimeve dhe burimeve njerëzore, besoj se janë tre elemente që e bëjnë ANTA-n një shembull unik në Shqipëri. Brenda një harku kohor shumë të shkurtër, tre apo katër vjeçar, ka bërë një transformim rrënjësor, pozitiv për të mbërritur këtu ku jemi sot dhe që kurorëzohet me marrjen e këtyre certifikatave, nga një institucion prestigjioz, siç është “Quality Austria”. Megjithatë, ne duhet ta marrim këtë vetëm si një hap të ndërmjetëm, z.Viktor Seitschek- i Qality Austria- tha që:- deri në auditin tjetër ka gjëra që duhet të korigjohen: dhe unë jam i bindur që me kapacitet që ANTA ka, me mënyrën e drejtimit që ajo ka dhe, duke qënë shumë i vetëdishëm edhe për insistencën që tregon Drejtori i ANTËS, Petrit Sulaj në të gjitha këto gjëra, jam i bindur që kjo do të arrihet brenda një viti, jam shumë optimist për këtë.  Nga ana tjetër, kjo arritje shumë e rëndësishme e ANTË-s, është nje hap i ndërmjetëm për industrinë e aviacionit në tërësi në Shqipëri dhe do të ishte e paplotë, nëqoftëse nuk shoqërohet me përmirësimeme po kaq rrënjësore në Autoriteti i Aviacionit Civil, arritjet e fundit të Autoritet të Aviacionit Civil i bashkangjiten, janë tregues i një përmirësimi të gjithëanshëm. Nga ana tjetër, kemi një aktor të tretë, që nuk është një aktor shtetëror, por është një aktor privat, dhe ky është Aeroporti “Nënë Tereza”, i cili gjithashtu përbën një infrastrukturë shërbimesh shumë pozitive, shumë moderne dhe tërësisht të standardeve.  Duke pasur parasysh, që në fund, në finale, rëndësinë që ka shërbimi ndaj qytetarëve, unë besoj që është momenti që këto shërbime, tashmë shumë cilësore, të shikojmë mundësinë t’i bëjmë me kosto më të ulët, i referohem këtu aeroportit “Nënë Tereza”. Kjo do të ishte shumë pozitive për misionin final që kanë të gjitha këto institucione në shërbimin ndaj qytetarëve. Në përfundim, të marrësh çertifikata është një gjë, kurse të marrësh çertifikata nga Austria është tjetër gjë. Kështu që kjo duhet të na shërbejë si nxitje  për suksese  dhe punë të mbarë në të ardhmen.”