Ministri Klosi dhe Fatos Çerenishti, sipërmarrës i “Grand Fafa” pohojnë se situata e turizmit është normalizuar

1028
Sigal

Ministri Klosi dhe Fatos Çerenishti, sipërmarrës i “Grand Fafa” thanë dje se protestat e opozitës kanë ndikuar në turizëm, por situata është normalizuar tanimë.

Çerenishti: Në fazën e parë, para 30 qershorit kemi pasur një frenim të turistëve. Ne kemi pasur kontakte të përditshme me partnerët tanë, kompanitë që sjellin turistë në Shqipëri, ata kanë shprehur shqetësimin e tyre të përditshëm për situatën në Shqipëri. Ne u kemi thënë se protestat janë normale, në çdo vend të botës dhe kemi marrë shembull edhe Greqinë. Në fillim ishin skeptikë, por me kalimin e kohës na besuan, dhe në dy javët e fundit para 30 qershorit, filluan turistët me kapacitete normale, tani jemi shumë mirë. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi tha se për shkak se zgjedhjet ndikojnë në turizëm, ministria që ai drejton ka propozuar që zgjedhjet të shtyhen në tetor.

Klosi: Ne si Ministri kemi propozuar në komisionin e reformës zgjedhore që zgjedhjet të mbahen gjithmonë në tetor. Pranvera është më e mirë për fushatë, për kontakt, por ndikimi që ka tek turizmi, tek bujqësia tek të gjithë sektorët, do të ishte më mirë që të shtyheshin në tetor. Ne e kemi bërë këtë propozim, shpresoj të pranohet.