Minatorët e Bulqizës të shtypur e të shfrytëzuar për 22 vjet me radhë

    465
    Sigal

    Në vitin 1990 filloi lëvizja e ndërrimit të sistemit nga një sistem me ekonomi të centralizuar që drejtohej nga Partia – Shtet, kaloi në ekonominë e tregut, për një jetë më të mirë, për të gjithë. Para vitit ‘90 vetëm në minierë punonin rreth 6 000 punëtorë, ku pagat i referoheshin ekonomisë së centralizuar, ku miniera u modernizua, me mjete mekanizuese si elektrovozë (Mikroskup) në gjuhën popullore fadroma nëntokësore që shërbenin për hapjen e ngarkimin e mineralit, inerteve etj.. Ku u futën në minierë rreth 60 Mikroskup, ku kjo bëri që të rritej prodhimi i nxjerrjes së mineralit të kromit në treguesit më të mirë që ka njohur miniera e Bulqizës. Pagat i referoheshin kualifikimit të minatorëve p.sh një zjarrmtar paguhej 305 lek të vjetra në ditë, duke ju referuar pagesës bazë tarifore, e zhveshur nga realizimi i normës, po ashtu 305 lek paguhej dhe minatori. 272 lek të vjetra paguhej vagonisti, 243 lek të vjetra paguhej punëtori i prapavijës që do të thotë në shërbim të prodhimit, hapjes së punimeve minerare, krijimin e kushteve, për mbrojtjen e jetës së punëtorëve nga rreziqet nëntokësore dhe presionet që ekzistojnë në minierë. T’i përmbledhim të gjitha ato që thamë më lartë minatorët merrnin një pagë 1200 – 1400 lek të vjetra në muaj. Koha e punës në minierë ishte 10 vjet e gjashtë muaj dhe ishe i lirë të punoje, ku të doje në çdo ndërmarrje që ekzistonte në atë kohë. Kur vinte mosha e daljes në pension 50 vjeç, gëzonte të drejtën e pensionit duke zgjedhur pagën më të mirë të tre vjeçarit të fundit, ku një pension minatori ishte 7200 (shtatë mijë e dyqind lek) të vjetra në muaj. Trajtimi i punëtorëve ishte në mënyrë të përkryer, kishte mensa, ku gatuheshin rreth 30 lloj asortimentesh ushqimore. Kishte ushqim falas. Në orën 12:00 (në mes të turnit), shkonte ushqimi në çdo front të galerive nëntokësore, përfshi këtu tre turnet e planifikuara, për punën në minierë. Kjo ishte periudha e komunizmit, ose e ekonomisë socialiste. Miniera kishte për detyrë të strehonte punonjësit e saj në qytetin e Bulqizës. Me ndërrimin e sistemit pas viteve 1990 për minatorët u premtua shumë, si pagesa e punëtorëve evropian, zgjedhja e tre vendeve të punës, të shkosh të punosh, ku të duash etj.. Në vitin 1992 kur në pushtet erdhi Partia Demokratike u premtua statusi i minatorit, ku ky status nuk u dha as sot e kësaj dite. Në vitin 1994 u zhvillua greva e parë në nëntokë, në nivelin e 9-të të pusit Nr. 2, ku shteti me egërsinë më të madhe futi në minierë forcat speciale në orën 01:00 të natës së 24 nëntori të vitit 1994, duke lënë të plagosur Lavdosh Dukën mirëpo punëtorët të bashkuar, duke u mbrojtur me gurë dhe policia me armë plumba (plastik) dolën pa e realizuar qëllimin e Qeverisë demokratike, ku minatorët kërkonin “Statusin e minatorit”, e premtuar në fushata elektorale. Pas kësaj greve filloi shkurtimi i punëtorëve duke u tkurrur nga viti në vit, ku sot miniera numëron 750 punëtorë të punësuar nga 6 mijë që ishin më parë në kohën e komunizmit. Në vitin 2011 u zhvillua një grevë e minatorëve të Bulqizës, ku kjo grevë zgjati për 3 muaj rresht, po kështu edhe kjo grevë nuk kaloi pa represion policor, ku u përdor dhuna policore nëntokësore dhe në sipërfaqe duke rrahur dhe goditur trupat e kalbura të minatorëve vetëm pse kërkonin rregullat e sigurimit teknik dhe rritjen e pagës për to, duke marrë në konsideratë kushtet e këqija në të cilën punojnë. Në vitin 2011 miniera i kalon me koncesion firmës italiane “DARFA ALBANIA” sh.p.k, ku u premtua hapja e thellësisë së minierës, plotësimi i kushteve të sigurimit teknik në minierë, rritja e pagave etj.. Por vitet kaluan, hapja e thellësisë nuk u bë, kushtet e punës u vështirësuan duke hequr edhe vagonë nëpër nënkate të minierës, duke i zëvendësuar ato me karroca dore. Iku  “DARFA ALBANIA”, rrodhi kompania ruso-austriake “ACR”, edhe kjo iku, duke e marrë kompania “BACFIN”, këta e morën dhe shfrytëzuan rezervat e hapura të përgatitura, d.m.th të bëra gati për shfrytëzim, duke e mbyllur në këtë mënyrë përfundimisht aktivitetin minerar në qytetin e Bulqizës, dhe afro 750 punëtorët që janë aktualisht do të ngelen në rrugë të madhe, që kanë punuar e punojnë për pasurimin e një pakice njerëzish, duke rrezikuar edhe jetën e tyre për kafshatën e bukës së gojës.