Mimoza Rista/ Bisedë e pambaruar…

    391
    Sigal

    (Skicë)

    Mbrëmja na gjeti duke shëtitur buzë liqenit. Mua dhe Valentinën e vogël, vajzën e vëllait, vogëlushen time engjëllore me ngjyrën e liqenit në sy dhe me bardhësinë e shkumës së valës në fytyrë. Qyteti me neonët e tij kishte mbetur pas. Mbi kokat tona, yjet shtroheshin mbi syprinën e liqenit. Duke i shtrënguar atë dorën njomëzake i pëshpëris ëmbël: – O Ylli i hallës…! Ajo ngriti kokën dhe po vështronte lart… – Halla, mami thotë se një nga ato yjet është nëna dhe na sheh nga atje lart… Ndërsa babi thotë që ylli që ndrin më shumë netëve është gjyshi dhe, çdo natë, ai na përshëndet, na përqafon dhe lutet për ne nga atje! Liqeni filloi të përkundet e të remëzohet, duke u ndezur e u purpuruar i tëri. Valët filluan te përkëdhelin zallin e bregut si një mërmërimë miradie. Më erdhi ta përqafoja, por mbase m’u duk se kështu do ta prishja gjithë këtë magji që po endej rrotull e brenda nesh. – Po unë cili yll jam?!?- m’u drejtua mbeska.
    Shtanga me pyetjen e saj; dhe ajo nuk i kishte mbushur ende 5 vjeç.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf