Mimoza Pasku/ Sytë ngulur te sytë

    398
    Sigal

    Histori e zemrës sonë është tepër e bukur

    Kur një natë hënëndritur më thirre ti
    Një mesazh Facebook-u në inbox futur
    Si aromë u përhap, e si perlë ndriti!

    Më qeshin buzët edhe pse s’të shohin sytë,
    Më del nga mendja që je më larg se larg.
    Zogu ka më fat në fluturim, vetë i dytë
    Sesa unë që dielltoren e dashurisë, me lot e lag!

    Duart shtrënguar e sytë ngulur te sytë
    Të zboj nga vetja; Zoti mos e thëntë!
    Gojët memece ndrydhin telat e zemrës,
    Nga kjo dashuri u dashurova rëndë.

    O Zemër! I linduri i një nëne të veçantë
    Ti mbetesh për mua, burri i ëndrrave të pamatë.