Mimiza Çekiçi-Rista/ Drama e Linditës…

    60

    Nuk di sa kohë kishte kaluar në atë kakofoni këngësh, zhurmash e të qeshurash, kur autobusi me maturantë të sapo diplomuar po gjarpëronte kthesat e shumta në aksin Librazhd-Elbasan, e herë-herë, nga shpatet thikë të maleve përballë njëri-tjetrit depërtonte ndonjë rreze dielli. Pikërisht, në një moment që zhurmat u qetësuan e ne ishim pothuaj në këmbë në sheshin mes sedileve, kur sytë më shkuan në fund të autobusit pashë Linditën, shoqen tonë që rrinte e përhumbur me kokën e mbështjellë mes pëllëmbëve. Ishim nisur nga Korça për një ekskursion në Gjirokastër, e kishim bërë mjaft udhë, por asnjëri nga ne nuk e kishte konstatuar inaktivitetin e Linditës në këtë ekskursion që ishte dhe i fundit i klasës tonë të shkollës së muzikës, “Tefta Tashko Koço” para se të nisnim rrugë tjetër në jetë. Ju afrova, u ula në të majtë të saj dhe pashë që nga sytë, rrjedha e lotëve që kishte depërtuar mes gishtërinjve të pëllëmbëve, kishte lënë shenja në fytyrë…

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf