Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni)/Bukuria që vret…

    2721
    Sigal

    Hana e zbetë, si fytyra e nji të vdekuri, kundron nga kupa e qiellës. Kundron botën e maleve të kristalizueme nga bora. Kundron kasollat e kristalizueme të katundit, të cilat as frymë nuk marrin. Të gjitha janë mbështjellë në bardhsin e borës. Vret shpirtin e malsorit siç vret shpirtin e artistit shtatorja e barshë e nji grue së lakuriqët.

    E në kasolle, e cila gjëmon nën barrën e borës,derdhen dy ngjyra kuq e zi. I kuq zjarmi i votrës në mes të kasolles, e i zi rrethi. Të zeza, t’errta janë skutat e kasolles, nga ndigjohet blegrim i mekun i ndoj delja ose kumbona e lopës. E dhe ato i vret buluria e bardhë. Nga goja u del avulli i afsheve që ngrihet n’ajr, bjen mbi qimet e tyne si brymë dhe kristalizohet. Heshtje. Gjithçkafja e kristalizueme .Nji dorë shtrihet, zen nji dru e shpupurish zjarmin. Rropos nji ”botë gacash”.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf