Milena HARITO/ Çështja e pazgjidhur e pronësisë për tokën, ngërçi dhe mëkatet e politikanëve në vite

    649
    Sigal

    Si ‘lindi’ ligji 7501. Mendimet dhe roli i Ylli Bufit, Aleksandër Meksit, Gramoz Pashkos dhe Zyhdi Pepës

    Çështja e tokës edhe sot, njëzet vjet pas rëniessë komunizmit,mbetet një subjekt i ndërlikuar,i pazgjidhur përfundimisht.Reforma gjysmake ose të pazbatuara,linjë ideologjike e paqartë,interesa të mëdha, që vazhdojnë të përplasen në 28 000 km2 tokë dhe sidomos ne 400 kilometrat e lakmuar të bregdetit. Vetëm gjysma e kësaj sipërfaqe, ose diçka tepër; është në zonë fushore-kodrinore.Ligji 7501 dhe aplikimi i tij,

    trualli dhe taksa mbi tokën…reforma agrare e papërfunduar në Shqipëriqë nga periudha feudale. Ligji i përdorimit të tokës, propozimet e para të Partisë Socialiste dhe doktrina e Partisë Demokratike mbi dhënien në pronësi fshatarëve.

    Ylli Bufi:

    Në vitin 1991,  60% e popullsisë dhe më shumë se gjysma e ekonomisë ishte në fshat. Ndërkohë, gjithë kooperativat u shkatërruan, u plaçkitën. Element i rëndësishëm i ekonomisë së tregut ishte pra privatizimi i tokës bujqësore.Ne si qeveri vendosëm që tokën bujqësore tua jepnim në përdorim anëtarëve të kooperativave. Është një gjë esenciale, e më vjen mirë që ndodhi ashtu, sepse më vonë pati pasoja të mëdha. Kur kaloi në parlament Partia Demokratike e kundërshtoi, Saliu (Berisha) vetë tmerrësisht. Ata në atë kohë kishin idenë që për të marrë pushtetin politik duhet të marrim pushtetin ekonomik dhe pushtetin ekonomik e kanë komunistët. Kooperativat bujqësore duhet t’i shkatërrojmë me çdo kusht dhe tokat tua japim në pronë private fshatarëve. Saliu personalisht ka milituar për këtë, edhe e ka pranuar se janë në arkivat e parlamentit.Gramoz Pashko punoi goxha fort për ligjin e iniciativës së lirë dhe ligjin e tokave. Ai vetë ishe dakord me propozimin e Qeverisë së Stabilitetit që të jepej toka në përdorim. Por ishte e pamundur sepse PD-ja nuk e pranonte dhe reforma duhet të ishte konsensuale. Nga ana e PS-së ka qenë zv/ministër Zydi Pepa që e njihte mjaft mirë bujqësinë. Ai këmbëngulte se duke qenë qeveri e përkohshme, ne nuk mund të fillonim të shpërndanim tokë bujqësore, sepse nuk do ta bënim dot dhe do të krijonim konfuzion. Më këtë ide shkuam në Parlament. Në Parlament pastaj Partia Demokratike rezistoi. Mbaj mend që më në fund u bë një kompromis siç bëhet në Parlament tek kafeneja dhe u kalua nga përdorimi në pronësi, me ligjin 7501 që është edhe sot aq i diskutueshëm. Toka iu dha në pronësi anëtarëve të kooperativave bujqësore. Ligji u pasua pastaj me gabime të tjera në kohën e qeverisjes së PD-së.Sepse pas kësaj që po e quaj fillimi i mbrapshtë, mbrapshtia më e madhe ishte që gjithë tokat e ndërmarrjeve bujqësore iu falën qytetarëve, atyre që punonin në NB-të, që ishin kryesisht punëtorët e periferive të qyteteve.Pikëpamja e krahut të djathtë që lidhet ndër të tjera me reformën e pabërë agrare në Shqipëri. Detyrimi i ligjit 7501 për ta punuar tokën, detyrim i “harruar” që ende sot nuk zbatohet. Në një shoqëri demokratike “Pasuria të detyron”.

    Aleksandër Meksi:

    Ligji 7501 ishte e vetmja mënyrë për ta zgjidhur këtë çështje sepse nuk mund t’i thuhet një personi që ka 50 vjet që punon një tokë “ik dil përjashta”. Se pastaj nuk dimë deri ku duhet ta kërkojmë të drejtën e tokës. Mbase deri tek ai që shqiptarët e quajnë peiazgopitekus, majmuni-njeri i parë, prej të cilit ne jemi trashëgimtarë direkt. Ligjin 7501 nuk e ka lexuar askush nga ata që komentojnë sot. Asnjë nuk e di për shembull që në ligjin 7501 thuhet që kush nuk e punon pesë vjet tokën e dorëzon – por askush nuk e ka dorëzuar.Ashtu si mund të kishte elemente të reformës agrare të cilat ne i vumë në ligjin e atëhershëm, për sipërfaqet deri në 60 ha. Në kohën e Zogut në Shqipëri nuk u bë reforma agrare siç u bë në shumë vende të tjera. Toka vinte nga perandoria turke, toka ishte e sulltanëve dhe jepej në përdorim. Mbas shekullit XIX, me Reformën e Tanzimatit u bënë pronarë çifligarët. Kush të mundte e blinte tokën, por të tjerët ishin në tokë të sulltanit. Pra, ishte një tokë e dhënë për shërbimet, e cila kërkonte një reformë agrare që të mundësonte zhvillimin e bujqësisë. Ka tentativa të viteve 1935-‘40 për reformën agrare, nga Mehdi Frashëri, nga Eqerem Vlora që qenë vetë pronarë të mëdhenj tokash. Mehdi Frashëri, një nga të paktët kryeministra të shkolluar që ka patur Shqipëria shkruan gjithashtu, në librin e tij “Probleme shqiptare” që nëse nuk paguan taksë për tokën, asnjë fshatar nuk ka për ta punuar kurrë atë.Edhe qeveria jonë, atë kishte si parim sepse nëse nuk është i detyruar ta punojë, fshatari rron me ato 100$ që do t’i vijnë nga perëndimi.Punëtorëve të fermave, toka iu dha në përdorim. Fermat mund të shërbenin për kompensim sepse një pjesë e mirë e 150 mijë hektarëve të fermave, rreth 70-80 mijë hektarë ishte tokë shtetërore, që mund t’ju jepej si kompensim atyre, të cilëve nuk u kthehej dot prona. Ky proces është shumë më i komplikuar se sa flitet sot. Sot çdokush që ka pasur një pronë për shembulli në breg të detit, bën sikur nuk e di që për çdo familje në Tiranë janë dhënë së paku 70 m2 sipërfaqe urbane, ish- pronë e dikujt, të cilin shteti duhet ta kompensojë. Pra që të kesh të drejtën e një shtëpie në Tiranë, të privatizuar me ligjin e privatizimit të rreth 200 mijë apartamenteve të vitit 1992, duhet ta paguash me çmimin e sotshëm nëse kërkon që shteti të të japë paratë për ish-pronën tënde atje në breg të detit e cila është zënë nga fshatarët që kanë zbritur në bregdet. Kjo ishte në planet tona, në platformën tonë. Por është lënë në harresë nga të dy palët, njëra palë se nuk ka ndërmend ta bëjë këtë kompensim, tallet, pala tjetër se nuk i intereson. Pra, kompensimi dhe kthimi i pronave qe e vetmja zgjidhje e mundshme në Shqipëri në vitin 1992. Jemi  ne, Partia Demokratike që e thamë këtë. Partia Republikane kur u krijua nga Sigurimi i shtetit në vitin 1991, nuk thotë asnjë fjalë për kthimin dhe kompensimin e pronave në programin e tyre të parë. Por sa më shumë shkoi koha aq më e ndërlikuar bëhet. Pastaj me këtë legalizimin e tanishëm kjo punë është e pazgjidhshme. Për trojet çmimet janë artificiale sepse mungon taksa e pronës. Për t’i vënë tokës një çmim ka disa kushte të domosdoshme. E para, taksa e pronës. E dyta çmimi të jetë çmim tregu dhe e treta trualli ofron kushtet e ndërtimit ndërsa toka bujqësore ka kufizime për ndërtim. Por çmimi bëhet arbitrar nga mungesa e shtetit. Mungon ligji për ndërtimin e tokave bujqësore, ligji për territorin që përcakton cili është truall, cila është tokë bujqësore. Kur një tokë bujqësore kthehet në truall ti paguan tatim- fitimin mbi diferencën e vlerës që është rreth 30%. Këto para përdoren nga shteti për të ndërtuar infrastrukturën, për të urbanizuar truallin. Në rastin e kompensimit të ish-pronarit, kur toka bujqësore është kthyer në truall nga shteti kjo vlerë e shtuar rreth 30% nuk i kthehet pronarit në çmimin e kompensimit. Toka në Shqipëri është pasuri kombëtare. Çfarë disponon Shqipëria? Nëntokën e cila është ndotëse po të dali në sipërfaqe, ka tokën bujqësore, 500 mijë hektarë nga të cilat vetëm një pjesë është e punueshme realisht, ka pyjet, ka ajrin pra hapësirën për frekuencat e telekomunikacioneve dhe ujin. Administrimi me efikasitet i tyre bën prodhimin, pasurinë e vendit. Ne futëm që në 1993 taksat mbi pronën, por sot bëjnë sikur janë. Taksat vendosen nga persona që nuk kanë lexuar asnjë ligj perëndimor siç është ligji mbi tokën. Në çdo shoqëri demokratike pasuria të detyron. Duhet paguar edhe për atë çfarë përfiton: nga qyteti përfiton më shumë do paguash më shumë, fshati duhet ta ketë më të ulët sepse edhe përfitimet i ka më të pakta. Në Shqipëri nuk u futën më këto nocione, për shembull që pastrimin e plehrave do ta paguajë ai që i prodhon. Shteti nuk ekziston pa taksa, shteti nuk ka para, shteti rron me paratë e atyre që paguajnë taksa. Kurse në Shqipëri thuhet të paguajmë sa më pak taksa, të hyjmë në garë që të quhet vendi me taksa më të ulëta. Sot po ndodh ky fenomen që toka nuk po punohet më, pikërisht, sepse nuk ka asnjë detyrim që të punohet. Nuk bie fitim të madh, por është një çështje që duhet studiuar pa pasion për të gjetur zgjidhje. Zgjidhjet janë mekanizmat financiare dhe mekanizmat ekonomike, pra lehtësirat dhe detyrimet. Vetëm ato mund ta bëjnë katundarin ta përdori tokën. Pavarësinë ushqimore do ta krijonte dëshira e katundarit për të fituar. Nuk merret me ndërtim, nuk merret me telekomunikacione, nuk shet vetura, nuk ka hapur butik as nuk bën permanent grash, atëherë çfarë do bëjë? Kafene s’bën dot, atëherë ka tokën dhe duhet të mundohet ta përdori ose ta japi me qira. Shteti duhet të bënte politika lehtësuese për ata që e japin tokën bujqësore me qira. Por do të duhej që toka të kishte çmimin real, çmimi ekziston por fatkeqësisht nuk’ është real.