Mijëra ton hekur dhe miliona euro fluturojnë nga arkat e shtetit

489
Sigal

Nisin hetimet për veprimet antiligjore të kompanisë KURUM që shkatërroi Portin, 4 hidrocentarlet dhe mjedisin e Elbasanit

Duket se peshorja e drejtësisë po i vë emrin duhur kompanive të përkëdhelura nga ish pushtetarët, në lidhje me veprimet antiligjore. Në rastin konkret kjo ëhët bërë pasi mijra tonë hekur janë zhdukur nga magazinat e KURUMI-t dhe miliona euro kanë flutuar nga detsinacioni i arkës së shtetit, pa asnjë adresë. Kështu, Antikontrabanda ka bllokuar magazinën doganore të kompanisë “Kurum” ku  mungon një sasi prej 4 mijë ton hekur e pazhdoganuar që do të thot rreth 450 mijë euro, që janë shmangur nga pagesa për TVSH-në. Burime të antikontrabandës thanë se sasia e hekurit ka dalë jashtë magazinës në kundërshtim me ligjet dhe aktet normative në fuqi. Dhe me këtë veprim ka shmangur pagesën e TVSH-së, në vlerë 450 mijë euro. Ndaj kompanisë “Kurum” ka nisur një proces hetimi rreth shkeljeve ligjore, ndërkohë q ëduket se këtë radhë, kjo kompani nuk do ta kalojë aq lehtë. Nëse faktohet kjo shkelje subjekti do detyrohet të paguajë jo vetëm detyrimin doganor të papaguar në vlerë 450 mijë euro, por dhe sanksionet përkatëse,  në vlerën 1.4 milion euro. Për këtë arsye, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka nisur urgjentisht një hetim në magazinat e fabrikës “Kurum”, rreth mungesës së 4 mijë ton hekurit dhe  nënprodukteve të tij. Sipas informacioneve paraprake, ato kanë dalë jashtë magazinave në kundërshtim me ligjin, dhe do të akuzohet se ka shmangur detyrimet e TVSH-së. Tashmë magazinat e “Kurum” janë bllokuar dhe pritet raporti përfundimtar i hetimit. Ky është një tjetër aksion i suksesshëm nga antikontrabanda, pas atij në Portin e Durrësit dhe në Lezhë.

Shkeljet e KURUM-it

Shkeljete antiligjore të kompanisë turke, KURUM, kanë nisur sapo kjo kompani ka shkelur në vendin tonë për të nisur biznesin. Por kohët e fundit kjo kompani ëshët vënë disa herë në qendër të kritikave të rënda për veprimtarinë antiligjore. Këtu mund të përmendim se ajo mori Portin e Durrësit dhe e nxorri jashtë përdorimit, apo shkeljete procedurave në marrjen e 4 hidrocentraleve, ku ai i Ulzës Shkopetit, Bistrica 1 dhe Bistrica 2 kanë pësuar dëmtime të rënda. Para pak kohësh në hidrocentralin e Bistricës ka pasur edhe protesta të ashpra të punëtorëve, kundrejt drejtuesve të kësaj firme për shka të shkurtimeve. Por në këtë rast, veprimet tinëzare të drejtuesve të KURUM-it, ia hodhën bënë një veprim tinzar duke ia ngarkuar sindikatës, përgjegjësinë e shkurtimeve, duke bërë kështu një diversion të ri.

Mjedisi

Por KURUM-i ëshët shkakataari kryesor i përhapjes së sëmundjeve kanceroze në qytetin e Elbasani dhe më gjerë. Sepse fajtori i shkatërrimit mjedisor në ëkëtë qytet ka vetëm emnrin Kurum. Ndërkohë prej kohësh kjo kompani përflitej për lidhje të afërta me ish-qeveritarët e lartë të PD-së. Por tani, duke mos pasur më mbështeje politike, duket se kaa ardhur koha, që hetimet ndaj kësaj kompanie të bëhen me paanshmëri dhe ndëshkimet të bëhen në bazë të ligjit.