MIGJENI/RECITAL I MALSORIT

    823
    Sigal

    O, si nuk kam një grusht të fortè

    t’i bij mu në zemër malit që s’bëzanë,

    ta dij dhe ai se ç’domethanë i dobët-

    n’agoni të përdihet ky vigan i vramë.

    Un -lugat si hij’ e trazueme,

    trashëgimtar i vuajtjes dhe i durimit

    endem mbi bark te malit me ujën e zgjueme

    dhe me klithma te pakënaquna t’ instiktit.

    Mali hesht .Edhe pse përditë

    mbi lëkurë të tij, nëlojë varrimtare

    kërkoj me gjet një kafshatë ma të mirë

    Por më rren shaka, shpresa gënjeshtare

    Mali hesht-dhe nè heshtje qesh

    E un vuej-e në vuejtje vdes.

    Po un, kur? Heu! Kur kam për t’u qesh?

    Apo ndoshta duhet ma parë të vdes?

    O, si nuk kam një grusht të fuqishëm!

    Malit, që hesht, mu në zemër me ja njesh!

    Ta shof si dridhet nga grusht’ i paligjshëm …

    E un të knaqëm, të knaqem tu’ u qesh.