Migjeni/ Poezi

    629
    Sigal

     Migjeni lindi më 13 tetor 1911Shkodër. Mbiemri i Millosh Gjergj Nikollës vjen nga gjyshi i tij Nikolla Dibrani një shqiptar i ardhur nga krahina e Rekës (sot në Maqedoni) ku ishte pjesë i komunitetit ortodoks. Nikolla Dibrani ishte larguar nga krahina e lindjes në gjysmën e dytë të shek XIX dhe u zhvendos në Shkodër ku punoi si murator dhe më vonë u martua me Stake Milanin nga Kuçi. Para se të vdiste në 1876, u bë me dy djem: Gjergjin (1872-1924), i ati i Milloshin dhe Kriston. Migjeni ishte poet dhe prozator shqiptar i shquar i viteve 1930. Migjeni konsiderohet si një ndër shkrimtarët më të lexuar e më të rëndësishëm të letërsisë shqipe të shekullit të 20-të…

     Dy Buzë…

    Dy buzë të kuqe,
    dy dëshira të flakta,
    që afshin ma thithën,
    gëzimin ma fikën,
    si fantazma hikën
    ndër do bota të larta…

    Dy buzë si të përgjakta,
    dy dëshira të flakta,
    që afshin ma thithën
    në buzë kur mu njitën
    andjet m’i trazuen,
    zemrën ma tërbuen,
    trurin ma helmuen
    e në fund u mërguen…

    Dy buzë të kuqe,
    bukuri fatale,
    të një gruaje stërzane
    një pjsë zemre më nxorne,
    një pranverë të tanë më morne
    dhe gëzimin ma vodhne…

    Ato dy buzë të kuqe
    dhe dy lote të mija
    qenë shenja të dhimbjes,
    kur më vrau bukuria,
    kur më zu dashunia
    e më dogji rinia.

    Sonet Pranveruer

    Me kangë në buzë e me hove të reja
    u zgjue agimi pranveruer,
    largësinat e hjedhta ka zatetë hareja,
    n’argjent shkëlqejnë brigjet tërthuer.

    Me kangë në buzë u zgjue agimi
    dhe ia këndoi kangën diellit t’ art
    rrezash purpure dhe jetëdhurimi
    me kaltrinat e thellta në qiellë të kjartë.

    Me manushaqe në buzë e me andje në zemra
    vajzat si biluri ndër kopshtie të gjelbra
    dihasin aromat, që lulzimi derdhi,

    Me gji të paprekun, ku dashnia sosë
    me fletza trandafilesh që flladi sjelli
    dhe adhrojnë pranverën me një apoteozë.

    Malli Rinuer

    Valët muzikore fluturojnë nga përndimi
    shkrepen e përtrihen
    për muret e dhomës seme,
    edhe mandej dridhen
    mbrenda në zemrën teme
    dhe zgjqjnë ndijesina që mblue ka hini.

    Ndijesitë e mia me valët muzikore
    shkëmbejnë puthje të nxehta
    posi dy dashnorë
    e pa mshirë shëgjeta
    më ther në krahnor
    edhe më merr malli përjetë ma gazmore.

    Malli rinuer përjetë ma shkumbuese
    flen pa fat në mue,
    një tingull pëmdimi
    asht ngushllim për mue
    kur më mshtjell mashtrimi
    me melankolinë e vet aq trishtuese.

    Tingujt miqëdashës, që në dhomën teme
    më falin rytmin
    e një dansit të largët,
    më kujtojnë përqafimin
    e çiftave të shkathët
    që sjellen hirshëm nëpër drrasa të gëdhenme.

     

    Lutje

    Të lutem, o perëndi,
    për një simfoni
    me tinguj t’argjantë
    e akorde t’artë.

    Të lutem, o perëndi,
    për një simfoni –
    plot dashuni
    të nxehtë si tu vasha gjitë
    kur vlojnë ndijesitë.

    Të lutem, o perëndi
    për një simfoni
    të dëfrej në lumni
    t’u u përkundë n’ani
    të bukur t’andrrimeve
    të kaitër, ku të fantazmeve
    buzët më tërheqin zjarrtë
    e më digjen syt e flaktë.

    Të lutem, o perëndi,
    për një simfoni –
    e kurr, e kurr ma mos të zgjohemi