Metrologjia “kujtohet” për kontrollin e sasisë së karburanteve

    566
    Sigal

    Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë më në fund bëri të ditur se do të zhvillonte një aktivitet demonstrimi mbi matjet në fushën e karburanteve, tek pika e karburantit Kastrati, përballë Fabrikës së Miellit (fillimi i unazës së re). Nëpërmjet këtij aktiviteti, DPM dëshiron të ndërgjegjësojë konsumatorët për të denoncuar abuzimet në dhënësat e sasisë të karburantit dhe të përcjellë mesazhin se të gjitha strukturat e DPM-së janë të angazhuara për zbatimin e ligjshmërisë së hartuar dhe nuk do tolerohet asnjë abuzim. Por DPM nuk ka bërë publik sa është numri i pikave që janë kontrolluar në të gjithë Shqipërinë, sa është numri i abuzuesve dhe më e rëndësishmja emri i tyre, në mënyrë që të shmangen nga konsumatori.

    Komunikata për shtyp:

    Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë ka ndërmarrë hapa të rëndësishme për përmirësimin e treguesve teknikë dhe cilësorë në mbrojtje të interesave të konsumatorëve nga abuzimet me shërbimet dhe produktet jokonforme. Për t’i dhënë sigurinë konsumatorit se për vlerën monetare të paguar do të marrë sasinë e duhur të produktit që blen, DPM përdor masa me karakter parandalues dhe masa me karakter ndëshkues, duke miratuar dhe verifikuar instrumentet matëse dhe duke sanksionuar me gjobë abuzuesit. Verifikimi periodik i instrumenteve matëse gjatë përdorimit siguron saktësinë e instrumentit matës gjatë kohës që ai është në përdorim. Në këtë mënyrë, instrumentet matës që janë lejuar të hidhen në treg dhe të vihen në përdorim dhe që i janë nënshtruar verifikimit periodik nga punonjësit e DPM-së konsiderohen që përmbushin kërkesat teknike metrologjike ligjore (pra janë të saktë). Me qëllim që konsumatori të dallojë lehtësisht që një instrument matës është kontrolluar nga DPM dhe është i saktë, punonjësit e DPM-së që kryejnë këtë shërbim vendosin në ç’do instrument matës të kontrolluar shenjën përkatëse të verifikimit. Çdo instrument matës që nuk përmban këtë shenjë nuk është i saktë dhe konsiderohet abuziv dhe kundravajtës ndaj Ligjit për Metrologjinë. Ky konstatim është i vlefshëm edhe për instrumentet matës që përdoren në tregtinë e karburanteve dhe konsumatori është i lutur që të mos furnizohet në pikat e tregtimit të karburanteve që përdorin instrumente matëse të pa kontrolluar nga DPM, pra që nuk kanë të vendosur në vend te dukshëm shenjën e verifikimit ligjor.

    Llojet kryesore të instrumentëve matës për të cilat DPM kryen shërbimin e kontrollit metrologjik ligjor në fushën e tregtimit të karburanteve janë:

    – Pistoletat e distributorëve të karburantit

    – Shpërndarësit (kontalitrat) e pikave të tregtimit me shumicë të karburanteve

    – Shpërndarësit e LPG për automjete