Metodat e “grabitjes” nga CEZ, nuk njohin kufij, qytetarët: Përse hesht qeveria?

    337
    Sigal

    Ndërprerja dhe grabitja e qytetarëve nga CEZ nuk njeh kufij. Kjo nuk është gjë e re pasi pothuajse çdo shqiptar i ka provuar padrejtësitë që po I bëhen nga kjo kompani. Por e reja qëndron në metodat nga më të ndryshmet që CEZ-I përdor për vjedhjen e qytetarëve. Fatura aforfe, fatura që nuk janë konsumuar nga qytetarët pasi nuk jetojnë në shtëpi prej vitesh, fatura që nuk vijnë rregullisht, si këto rastet janë të shumta që tregojnë qytetarët. Rasti i qytetarit Përparim Myrtaj, është një ndër ato raste kur CEZ, nuk është treguar korrekt me dërgimin e faturës në adresë. Sipas zotit Myrtaj rasti që i ka ndodhur me CEZ, tregon qartë mënyrën se si kërkohet që tu merren paratë qytetarëve. Ai tregon për “Telegraf se: “Unë e kam lidhur kontratën me CEZ, që në muajin korrik. Por mua nuk më kanë ardhur faturat për likuidimin e energjisë. Kjo është në dëmin tim se mua do më vijnë shumë lekë për të paguar përnjëherë. Plus kësaj mua më bie që të paguaj edhe më shumë lekë për CEZ, se pasi kalohen 300 kvv, unë duhet ta paguaj energjinë me gati dyfishin e çmimit. Përse duhet të ndodhë kështu apo sepse CEZ-it, në këtë mënyrë unë do ja paguaj me dyfishin e çmimit energjinë pas 300 kvv”. Qytetari shprehet se është interesuar pranë zyrave të CEZ-it për këtë rast por sipas tij nuk e ka marrë njeri mundimin që t’i japi përgjigje.

    Si detyrohen qytetarët që të paguajnë energji të pakonsumuar

    Çdo ditë pranë zyrave qendrore të CEZ, paraqiten qytetarë për të bërë pagesa të energjisë së pakonsumuar prej tyre. Por ato shprehen se nuk kanë rrugë tjetër pasi CEZ, e ndërpret kontratën. Ka shumë raste që qytetarët jetojnë jashtë shtetit dhe kur vijnë ndeshen me një super faturë energjie që duhet të paguajnë nga CEZ. Nuk u jepet asnjë alternativë tjetër përveç pagesës së faturës, pasi në të kundërt u ndërpritet kontrata. Nëse u duhet të marrin sqarime e kanë të pamundur pasi është e vështirë. Bëjnë ankesa të pafundme, por ato mbeten në sirtarët e zyrave të CEZ dhe nuk është e thënë që të jepen sqarime. “Unë kam shtëpinë e dhëndrit i cili quhet Fatmir Bali, dhe jeton së bashku me vajzën  në Greqi, dhe unë duhet të paguaj realisht faturën prej 340 lekësh në muaj. Por ajo që na çudit është se faturat çdo muaj vijnë mbi dymijë lek të reja edhe pse nuk jeton njeri në shtëpi. Madje para disa muajsh ishte njëqind e njëzet mijë lekë”, tregon zonja. Selvie. M. Por ajo që i shqetëson më shumë qytetarët është se bëjnë ankesa dhe nuk marrin përgjigje. Rruga e vetme është që të paguajnë lekët, pasi në të kundërt u ndërpitet energjia.

    Importi nga KESH, vendimi i qeverisë skadon në dhjetor

    Afati i vendimit të qeverisë që ngarkon KESH- in për importin e energjisë, duke luajtur kështu rolin e kompanisë CEZ përfundon në fund të dhjetorit. Drejtuesit e korporatës kërkojnë që duke filluar nga Janari, kompania çeke ta kryejë vetë këtë funksion. “Ky vendim është deri në datën 31 dhjetor të vitit 2012. Për periudhën në vijim nga Janari në vijim unë mendoj se të gjithë operatorët duhet të kryejnë detyrat e tyre dhe importi i energjisë elektrike për mbulimin e humbjeve në sistemin e shpërndarjes duhet të realizohet nga kompania e shpërndarjes. Realizimi i këtij importi nga kompania e shpërndarjes për vetë sasinë që zënë humbjet dhe importi që realizohet për humbjet në vendin tonë është thelbësor për garantimin me energji elektrike të konsumatorëve në vendin tonë”,- sqaroi Florenc Kosta, drejtues i divizionit furnizues të KESH. Duke filluar nga dita e djeshme KESH ka nisur importin e energjisë dhe ka kontraktuar të gjithë sasinë e nevojshme të energjisë deri në fund të dhjetorit, kur skadon edhe afati i vendimit të qeverisë.