Meta zhvillon bisedë telefonike me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj

511
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta zhvilloi sot një bisede telefonike me ish- kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj.
Meta i shprehu solidaritetin e tij dhe te Kuvendit te Shqipërisë kreut të AAK-së dhe uroi që të marrë fund sa më shpejt ky proçes absurd dhe provokativ duke shprehur dëshirën për të zhvilluar një takim sa me shpejt me Ramush Haradinajn në Tiranë ose Prishtinë.
Gjykata e Apelit në qytetin francez, Colmar, nesër pritet të bëjë të ditur vendimin pas kërkesës së Serbisë për ekstradimin e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj.
Seanca gjyqësore do të jetë e hapur për publikun dhe është caktuar të fillojë në orën 9:00 të mëngjesit.
Avokati i Ramush Haradinajt, Arianit Koci ka thënë se beson fuqishëm që Serbia nuk ka mundur të sigurojë “prova të reja”, siç është pretenduar. Koci shprehu besimin se nesër gjykata franceze nuk do të vendosë për ekstradimin e Haradinajt, por për lirimin e tij.
Sigal