Meta: Timoni perëndoi me bandat e Rilindjes

488
“Timoni perëndoi bashkë me bandat e Rilindjes”, kështu është shprehur ish – kreu i LSI, Ilir Meta.
Në një reagim të shkurtër të shpërndarë nga zyra për shtyp e Lëvizjes Socialiste për Integrim, pas mbylljes së votimeve citohet deklarata e Metës:
“Timoni perëndoi bashkë me bandat e Rilindjes. Shqipëria foli. Të gjithë në këmbë për të mbrojtur verdiktin e shqiptarëve”.
Edhe Nënkryetari i LSI, Luan Rama ka reaguar me anë të një mesazhi të postuar në rrjetet sociale, ku shprehet se Rilindja do të jetë në opozitë.
“Rilindja në opozitë! Bravo Shqipëri! Mesazhi i Kryeministrit dhe lutjet e tij dëshmi e humbjes totale. Tani nuk ka më kthim, as shpëtim dhe as ngushëllim nga humbja e sigurtë! Udha e mbarë me gjithë timon!”
Sigal