Meta: S’ka Kushtetutë me vota të diskutueshme

435
Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka dhënë një tjetër mesazh për kryeminsrin Edi Rama, duke theksuar se nuk do të ketë ndryshime në Kushtetutë me vota të diskutueshme.
Deklarata e Metës:
Ua kam thënë prej kohësh që reforma në drejtësi do të votohet, mos mendojnë as plan b, as c, as ll, plani është me konsensus sipas Venecias, sikurse ka thënë edhe Hahn sot. Jemi shumë pranë marrëvesdhjes, dua të falenderoj edhe Ramën edhe Bashën, kanë qenë shumë konstruktiv pavarësisht retorikave pas takimeve. Janë të angazhuar për miratimin e saj me konsensus.

Dua të siguroj se ditën e enjte në orën 10, Kuvendi i Shqipërisë do fillojë me këtë cështje madhore dhe dua të siguroj Uashingtonin zyrtar dhe Brukselin zyrtar se pavarësisht retorikave dhe zhurmave mediatike këtu, Republika e Shqipërisë do hedhë një hap të vërtetë madhor dhe historik për dekadat që vijnë në drejtim të shtetit ligjor dhe kundër krimit të organizuar vetëm përmes konsensusit dhe sipas Venecias. S’mund të luftohet korrupsioni as me korrupsion.

Kuvendi ditën e enjte fillon dhe s’do mbarojë deri sa të miratohet reforma me konsensues sipas Venecias.

Prej kohësh kam kërkuar të bëhej një takim mes Ramës dhe Bashës si dy liderët e PS dhe PD, gjithnjë kam thënë se jam i gatshëm që të votoj gjithcka që arrihet me konsensus mes PD dhe PS sipas Venecias, këtë ia kam shprehur edhe dy ambasadorëve. Nuk mund të bëhet reforma si telefon i prishur, dje i kam ftuar të gjithë, i kam thënë të jenë të qetë, të përqëndrohen tek cështja, mos bëjnë politikë, se politika nuk e ndihmon këtë cështje,
Shqiptarët duhet të dalin të bashkuar pas të enjtes dhe me besim të plotë se Shqipëria do hedhë një hap të rëndësishëm.
Pyetje- Basha tha se janë dy cështje që presin të zgjidhen
Padyshim do zgjidhen edhe dy cështje sipas Venecias askush mos shpresojë se do minojë konsensusin, se do miratojë një Kushtetutë të re me vota të diskutueshme.
Pyetje- Basha tha se do shkojë në Bruksel
Të shkojë zoti Basha patjetër dhe jam i gatshëm të shkoj edhe unë me PD, më ka premtuar se votat e PD janë për reformën. Ajo që pengon është retorika helmuese publike, i kam thënë të gjithëve të përqëndrohen tek cështja dhe tek Venecia se shqiptarët e presin 21 korrikun me padurim. Rrepublika e pas 21 korrikut duhet të jetë e të gjithëve.
Ka vetëm një plan sipas Venecias. Kryeministri është më konstruktivi nga të gjithë ne.
Sigal