Meta: Më 14 korrik vizitë zyrtare në Tiranë Presidenti Schulz

471
Në Tiranë do të mbërrijë për një vizitë zyrtare Presidenti i Parlamentit Europian, Martin Schulz. Lajmi u bë i ditur nga Kryetari i Kuvendit, llir Meta në mbyllje të seancës së sotme parlamentare duke njoftuar që të martën e datës 14 korrik, mbërrin në vendin tonë Presidenti Schulz.
Meta ftoi të gjithë deputetët të jenë të pranishëm në orën 11:00 në fjalën përshëndetëse të Schulz në Parlamentin e Shqipërisë.
“Ditën e martë, më datë 14 korrik në orën 11:00, të gjithë deputetët janë të ftuar këtu për të marrë pjesë në seancën ku do të përshëndesë Presidenti i Parlamentit Europian Martin Schulz”, tha Kryeparlamentari Meta.
Sigal