Meta: I uroj të gjithë qytetarëve shqiptar më shumë paqe e harmoni

493
Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta ka uruar të gjithë besimtarët katolik për festën e Pashkëve. I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, deputetja znj. Monika Kryemadhi, z. Meta zhvilloi një vizitë në Arqipeshkvinë Metropolitane Tiranë-Durrës. 
Në një prononcim për median pas vizitës, Kryetari i Kuvendit u shpreh se në këtë ditë të Pashkëve ai u uron të gjithë besimtarëve katolik dhe qytetarëve shqiptarë më shumë paqe, dashuri dhe qetësi në familjet e tyre dhe në shoqërinë shqiptare.
“Në këtë ditë të shenjtë do të dëshiroja të uroja të gjithë besimtarët, të gjithë shqiptarët dhe natyrisht që është një moment për të reflektuar. Ngjitja e Jezusit në qiell është një ftesë për të gjithë për tu ngritur në lartësinë e besimit, të shpresës dhe të mirësisë, sepse pas kryqëzimit vjen ringjallja, sepse e gjithë jeta është sakrificë, por ringjallja, rilindja dhe rikthimi, vinë vetëm përmes sakrificës së epërme. Ndaj do të doja sot në këtë ditë të veçantë t’i uroja të gjithë besimtarëve katolik dhe të gjithë qytetarëve shqiptar më shumë paqe harmoni, dashuri, qetësi dhe mirëkuptim në familjet e tyre dhe në shoqërinë tonë”,- tha z. Meta.
Sigal