Meta-Hasanit: Mbështesim forcimin e mëtejshëm të institucioneve kushtetuese në Kosovë

427
Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta priti Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës z. Enver Hasani. 
Z. Meta përshëndeti vizitën e z. Hasani në Tiranë dhe vlerësoi angazhimin e tij disa vjeçar në drejtimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, duke theksuar se Kushtetuta dhe zbatimi i saj i shërben të gjithë qytetarëve të Kosovës. Në këtë kuadër, z. Meta shprehu mbështetjen e pakursyer të Shqipërisë në forcimin e mëtejshëm të institucioneve kushtetuese dhe shtetërore në Kosovë, si një garanci për mirëfunksionimin e jetës demokratike të vendit dhe për garantimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. 
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovëz z. Enver Hasani shprehu vlerësimin për mbështetjen e vazhdueshme institucionale të Shqipërisë ndaj Kosovës si dhe mirënjohjen për kontributin e Kuvendit të Shqipërisë në këtë drejtim. 
Në përfundim z. Meta dhe z. Hasani vlerësuan se konsolidimi i jetës institucionale në bashkëpunim me partnerët tanë ndërkombëtarë, e përshpejton ritmin e integrimit evropian të të gjitha shteteve të rajonit tonë.
Sigal