Meta “fshikullon” Ramën: Thirrja për policinë, e paligjshme dhe e papërgjegjshme

417
Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka shprehur shqetësimin për deklaratën e kryeministrit Edi Rama dhe thirrjen ndaj Policisë, duke e quajtur të paligjshme dhe të papërgjegjshme. Meta e ka nisur deklaratën pas seancës së jashtëzakonshme me një urim për deputeten e PD-së Jorida Tabaku.
“Uroj zonjë Tabaku dhe një ogur i mirë dhe patjetër që reforma do të vazhdojë të ecë përpara. Dua të shpreh shqetësimin e thellë për deklaratën tërësisht jo vetëm të paligjshme por dhe të papërgjegjshme të kryeministrit Rama drejtuar Policisë së Shtetit”, tha Meta.

Ai gjithashtu dënoi heshtjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Haki Çako në lidhje me deklaratat e kryeministrit, por tha se ishte pritshme.

“Dënoj heshtjen e Drejtorit të Policisë së Shtetit që nuk më habit aspak. Është deklaratë për përdorimin e hapur të policisë në zgjedhje. E kam thënë edhe më parë që segmente të policisë që shërbejnë për nxitjen e kanabisit kanë marrë përsipër të cenojnë zgjedhjet”, deklaroi Meta.
Sigal