Meta, do të jetë kandidat për deputet në Qarkun e Beratit?!

476
Sigal

Premtimet pak ditë më parë të kreut të LSI-së, Ilir Meta, për bërjen e rrugës Lushnje-Berat me standarde europiane, ka ndezur debat brenda të majtës, ndërkohë socialistët e Ramës e quajnë demagogji e mashtrimin të kreut të LSI-së. Socialistët e Ilir Metës thonë për këtë se, ai është burrë shteti dhe e mbanë fjalën e dhënë se ai ka qenë Kryeministri më i suksesshëm dhe i mban premtimet. Por nuk janë në një mëndje socialistët e Ramës që Ilir Meta më e shumta do të hedhë ‘asfalt elektoral’ dhe jo ta bëjë të re këtë rrugë. Por siç shprehen ata Ilir Meta ende nuk ka bërë rrugën e vendlindjes së tij, Skraparit. Debatet vazhdojnë në Qarkun e Beratit, midis dy forcave politike, po që të dyja janë të majta. Madje dhe emrin e kanë të ngjashëm. Simpatizantët e Metës shprehen optimistë se shumë shpejtë do të kenë një rrugë me parametra bashkëkohore, që do të lidh Beratin me Lushnjën. Ndërtimi i kësaj rruge do të ndikojë shumë në ardhjen e turistëve të huajë, shprehen simpatizantët e Metës. Madje ata shtojnë se Berati i përket LSI-së, ku dhe vetë socialistët kanë qejfmbetje me partin e tyre, e cila nuk ka një unitet të madhe midis tyre. Simpatizantët e Metës arrijnë deri aty se janë shprehur se edhe kreu i sapozgjedhur i LSI-së do të jetë kandidat për deputet në Qarkun e Beratit. Këto deklarata kanë tronditur simpatizantët e Partisë Socialiste, por dhe drejtuesit e saj. Kjo u pa dhe në takimin që pati kreu i LSI-së në Qarkun e Beratit, në Komunën e Velabishtit dhe një takim, që kreu në pallatin e kulturës  “Margarita Tutulani”. Deri sa rruga e re Lushnje-Berat të bëhet fakt dhe të shihet me sy nga të gjithë do të besohet e vërteta, pasi mund të ndodh si herët e tjera, ku premtimi mund të jetë një asfalt elektoral dhe jo ashtu siç premton Meta. Debati mes socialistëve të Ramës dhe atyre të Metës do të ngelet i hapur. Madje disa prej mbështetësve të Metës dhe të Ramës, kanë filluar të zënë dhe baste që shkojnë nga 10 mijë deri në 30 mijë lekë të reja gjithsesi, nëse ky premtim do të mbahet, por do të jetë koha ajo që do të tregojë të vërtetën.