Sigal

Probleme të pamenduara për Tomas Repka. Ish mbrojtësi cek, që ka luajtur edhe për Fiorentinën nga ’98 në 2001, është dënuar me 6 muaj burgim pa kusht. Repka është dënuar nga Gjykata e Brno për motivin se ka publikuar njoftime erotike fiktive të atribuuara ish-gruas, modeles Vladka Erbova. Gjykata, që e ka gjobitur edhe me 50 mijë korona (rreth 2000 euro), është shprehur edhe kundër mikeshës aktuale të Repka e bashkëfajtore, Katerina Kristelova.

Një cështje që ka goditur thellë Erbovan, që nga jetesa me Repka ka një djalë. Gjatë seancave, përpara trupit gjykues për dëshminë e saj, Erbova ka shpërthyer disa herë në lot, duke mos besuar se ish-burri mund të arrinte deri këtu, pavarësisht se martesa e tyre përfundoi keq. “Jam e tronditur dhe ende trajtohem me një psikiatër ” ka treguar ajo.