Mesatarja 6.7, Rezultatet e letërsisë, 2000 maturantë ngelës, 254 vlerësuar më notën 10

    405
    2000 maturantë nuk kanë kaluar testin e letërsisë, ata kanë marrë notën 4. Ndërsa 254 të rinj janë vletësuar me notën 10 në këtë provim të detyruar të maturës shtetërore. Kalueshmëria është 95% por mesataja në nivel kombëtar është 6.7. Maturantët kanë dhe 3 ditë kohë për të bërë ankimimet për rezultatin e testit.
    Tiranë- Për maturantët provimi i gjuhës shqipe e letërsisë konsiderohet si më i lehti, por këtë vit nuk ka rezultuar kështu.
    Nga 40.000 maturantë(18 vjeçar) që janë testuar në këtë lëndë nuk kanë shkuar më lartë se nota mesatare në nivel kombëtar 6.7.
    Numri i mbetësve në këtë testim është 2000, pak a shumë në të njëjtat nivele si një vit më parë, ndërsa krahasuar me 2013 ka 500 maturantë më shumë që nuk kanë kaluar testin.
    Kalueshmëria për këtë vit është 95% dhe 254 nxënës janë vlerësuar me notën maksimale.
    Drejtorja e AKP, Rezana Varpi, tha se korrigjuesit e testeve po vijojnë punën e tyre dhe pas 2 javëve do të dalin rezultatet e matematikës.
    Nga të dhënat e para që ka Drejtorja e AKP, për matematikën nuk do të këtë rezultate zhgënjyese.
    Për të pakënaqurit me testin, në faqen e internetit të AKP janë pubklikuar udhëzimet si mund të ankimohet për rezultatin e provimit.
    Deri në datën 19 qershor, maturantët kanë të drejtë të kërkojnë fotokopjen e testimit dhe duhet ta çojnë atë në shkollën ku kanë plotësuar formularin A1 dhe A1Z.
    Nga aty dokumentat dorëzohen në DAR, e cila ia paraqet AKP. Do të këtë ballafaqim me korrigjuesit dhe pretendimet e ngritura nga maturanët, por nuk do të ketë proçes rivlerësimi.
    Sigal