Mes polemikave për Abidal, Barcelona zyrtarizon kolumbianin e parë në histori

604
Nga Agron KAJA
SPANJË/ Merkato dhe ndeshje në Kampionat, ky është ritmi i La Ligës në prag të javës së 19-të, Katalanasit bëhen faktor
Duke qenë njëherësh edhe një periudhë merkatoje, Barcelona nuk po ndalet këtë janar. Pas brazilianit Kutinjo, ka blerë edhe qendërmbrojtësin kolumbian Jerri Mina, ku dje ka zyrtarizuar këtë trasnfertë të 23-vjeçarit, që ka firmosur një kontratë deri në verën e vitit 2023. Kostoja e transferimit është 11.8 milionë euro dhe klauzola e prishjes së kontratës është 100 milionë. Ky ishte lajmi i parë nga kryesuesit e La Ligas, sepse në skuadër këto ditë ka patur edhe polemika, sa i përket ish-lojtarit Erik Abidal, i kuruar nga një sëmundje e rëndë. Në një rrëfim prekës gjatë emisionit televiziv “Ma part d’ombre” për kanalin francez “Canal+France”, Abidal është intervistuar nga ish-lojtari Olivie Dakurt, duke bërë disa deklarata rrëqethëse për periudhën në të vështirë të jetës së tij kur luante për Barcelonën, ku në të njëjtën kohë luftonte me kancerin në mëlçi (viti 2011). Një nga rrëfimet më prekëse ka pasur të bëjë me mikun e tij tek Barcelona, Lionel Mesin, i cili nuk ka dashur ta shohë atë në gjendje të vështirë. “Atëherë kishte disa lojtarë në skuadër, që më kanë parë kur isha dobësuar shumë. Por unë përgatita një video përpara ndeshjes për t’i uruar suksese në një takim, ku ju thashë që të mos merakoseshin për mua, sepse isha me ta shpirtërisht. Por, unë u dukesha atyre si një kufomë në lëvizje, dhe a e dini se çfarë më tha Leo Mesi? Të lutem mos na dërgo më foto apo video të tilla, sepse kjo shkaktonte një dhimbje për të gjithë shokët e ekipit. Unë nuk e shihja veten, por u jepja kurajë atyre për ndeshjet. Por ata shihnin te unë vetëm një kufomë, dhe kjo pa dyshim që i shkatërronte”, kështu ka deklaruar ndër të tjera Erik Abidal, e cila është interpretuar në mënyra të ndryshme. Pasi nisën polemika, Abidal ka sqaruar gjithçka dje me një postim në Tëitter. “Kur ia nisa videon skuadrës, Mesi nuk më tha që të mos nisja më gjëra të tilla ose që nuk donte t’ia dinte. Ai më tha që nuk i pëlqente të më shihte në atë gjendje, por nuk ka folur kurrë keq për mua”. Ndërkohë që dje, sulmuesi i Vijarealit Sedrik Bakabu ka refuzuar oferta pa fund në Evropë, sidomos nga Anglia, për të firmosur për klubin kinez Beizhing Guoan, duke u bërë futbollisti afrikan më i shtrenjtë në histori. Guoan do derdhë në arkat e Vijarealit 44 milionë euro, por gjithashtu 34 milionë euro do të shkojnë në llogari të Federatës Kineze.
Pas brazilianit Kutinjo, Barcelona ka blerë qendërmbrojtësin kolumbian Jerri Mina, dhe dje e ka zyrtarizuar këtë trasnfertë të 23-vjeçarit, i cili ka firmosur kontratën deri në verën e vitit 2023. Kostoja e transferimit është 11.8 milionë euro, klauzola e prishjes së kontratës është 100 milionë
Ndeshjet-Java e 19-të
Sot, 12 janar 2018 
Getafe-Malaga 21:00
Nesër, 13 janar 2018 
Girona-Las Palmas 13:00
Real Madrid-Vijareal 16:15
Eibar-Atl. Madrid 18:30
Deportivo-Valencia 20:45
Të dielën, 14 janar 2018 
Levante-Selta Vigo 12:00
Alavesh-Sevija 16:15
Espanjol-Atl. Bilbao 18:30
Real S-Barcelona 20:45
Të hënën, 15 janar 2018 
Betis-Leganes 21:00

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Barcelona 18 48
2. Atl. Madrid 18 39
3. Valencia 18 37
4. Real Madrid17 32
5. Sevija 18 29
6. Vijareal 18 28
7. Eibar 18 27
8. Ath. Bilbao 18 24
9. Leganes 17 24
10. Betis 18 24
11. Getafe 18 23
12. Sociedad 18 23
13. Girona 18 23
14. Espanjol 18 23
15. Selta Vigo 18 22
16. Levante 18 18
17. Deportivo 18 16
18. Alavesh 18 15
19. Malaga 18 11
20. Las Palmas18 11
Sigal