Mero: Bashkia Korçë 2,5 milion euro për Kullën, kur qytetarët marrin çdo gjë me listë

488
Në takimet me banorë autoktonë të Korçës në lagjet 13, 14, 15 kandidati Gjergji Mero është përballur me varfërinë ekstreme. Banorët janë të braktisur dhe të papërkrahur nga shërbimet e bashkisë, e cila investimet i perëndoi tek Kulla dhe tek shatërvani në shumën e 2,5 milion eurove dhe jo tek nevojat imediate të qytetit.
“ Na kanë hequr nga lista e ndihmës ekonomike dhe ne nuk kemi me çfarë të ushqehemi. Prej dhjetë ditësh janë shkëputur dhe dritat pasi nuk kemi me çfarë ti paguajmë. – u shpreh një zonjë e moshuar, ndërkohë që banorët i thanë profesor Meros se pensionet dhe përkrahja sociale nuk u dalin as për ushqime dhe ilaçe.
Kandidati Mero tha se korçarët në këto vite nuk kanë patur një derë ku të trokasin dhe një vesh që ti dëgjonte në Bashki. Bashkia ka punuar këto vite për projektet e korrupsionit për të pasuruar pushtetarët dhe jo për të mbrojtur qytetarët. Varfëria dhe faturat e papërballueshme i kanë rrënuar korçarët, të cilët cdo gjë e përballojnë me listë veresie. Unë, tha profesor Mero do të kem kauzë të punës sime të përditshme, luftën kundër varfërisë nëpërmjet ndihmës ekonomike, uljes së taksave vendore dhe mbështetjes me projekte punësimi.
Gjatë takimeve, kandidati Mero shkoi dhe ne shumë dyqane të vogla, shitësit e të cilëve I treguan fletoret me lista të gjata të pashlyera që vjet nga banorët. Ata thanë se shitjet janë të bllokuara nga varfëria e tejskajshme pasi shumë familje nuk kanë njerëz të punësuar .
“Në 21 qershor korçarët do ti japin fund mjerimit me votë për më shumë punësim dhe dinjitet”- u shpreh profesor Mero.
Sigal