Merkel kundërshton ndërtimin e barrierave në kufirin Greqi-Maqedoni

489
Kancelarja gjermane Angela Merkel kundërshton hapur ndërtimin e një barriere kundër emigrantëve në kufirin mes Greqisë e Maqedonisë, duke vlerësuar se kjo ide jo vetëm që është sjellje europiane por as nuk e zgjidh problemin.
Sipas Kancelares, Merkel ndalimi i fluksit të azil-kërkuesëve dhe forcimi i kufinjve në Maqedoni, do të sillte pasoja krejtësisht negative për qeverinë e Athinës, pasi shumica e refugjatëve do të mbeteshin të bllokuar në territorin grek. “Kufiri I Jashtëm I Shengenit, vendimtarë për fluksin e refugjatëve mbetet mes Greqisë e Turqisë” ka deklaruar kancelarja gjermane.
Por Maqedonia dhe 4 vendet anëtarë të Grupit të Vishegradit nuk ndajnë të njëjtin qëndrim me kancelaren Gjermane. Të mbledhur në Republikën Çeke, krerët e 5 shteteve rikonfirmuan propozimin e forcimit të kufinjve të Maqedonisë, panvarësisht se ajo nuk është pjesë e BE-së. Në konferencën e mbajtur pas takimit, kryeministri i vendit pritës, Bohuslav Sabotka, tha se përfaqësuesit ranë dakord që të mbështesin rritjen e masave të sigurisë. Ai shtoi se blloku me 28 antarë duhet të krijojë një vijë kufitare të përbashkët e cila të mbrohet nga forca ushtarake dhe roja bregdetare. Liderët deklaruan se idetë e tyre do t’i parashtronin edhe në samitin e Brukselit që do të nisë ditën e enjte.
Sigal