Sigal

Mentor Mazrekaj ështe pranë kalimit tek skuadra e Kukësit. 29 vjeçari i cili luan tek Prishtina ka pasur disa probleme në sezonin e fundit dhe nuk është aktivizuar me ekipin kryeqytetas.

Mesfushori kosovar ka qenë më parë pjesë e kategorisë superiore pasi ka luajtur për 4 sezone tek Partizani. Për realizmin e kësaj marrëveshjeje pritet aprovimi i trajnerit të Kukësit Cungu dhe më pas do të arrihet akordi mes 29 vjeçarit dhe klubit verilindor.