Memorandum bashkëpunimi Itali-Shqipëri, Klosi: 5 milion euro për arsimin profesional

    362
    Ministri i Mirëqënies Sociale e Rinisë, Blendi Klosi dhe Ambasadori i Italisë në vendin tonë Alberto Curtillo kanë nëshkruar një memorandum bashkëpunimi në fushën e arsimit profesional, përmes të cilit do të investohen rreth 5 milion euro.
    Firmosja e memorandumit është bërë në ministrinë e Mirëqënies Sociale, ku Klosi ka deklaruar se përmes këtij memorandumi do të investohet në shkollat profesionale të Fierit e Lushnjës duke qenë se arsimi profesional ëhstë një nga prioritetet kryesore të qeverisë.
    “Ndarja e Shqipërisë për arsimin profesional do të jetë e studiuar. Përmes punës së denjë të prodhojmë nxënës të arsimuar e profesionistë të vërtetë. Përmes këtij investimi në Fier e Lushnjë, do realizohet një sistem i një projekti strategjik për zhvillimin e arsimit profesional duke ia bashkangjitur edhe shkollën e ekselencës” tha Blendi Klosi.
    Sipas tij në Shqipëri do të ketë 3 shkolla të tilla, ekselence, si një model për arsimin profesional, ndërkohë që iu ka kërkuar stafeve të këtyre shkollave që të përgatiten dhe të nxjerrin breza të vërtetë profesionistësh.
    “Ne vijojmë të falenderojmë gjtihë personelin e shkollave duke iu kërkuar lartësi dhe përgatitje për këto objektiva pasi shkollat do të jenë të binjakëzuara me ato të Italisë. Ato duhet të përgatisin kuadro të rinj për fushën e agro-biznesit. E ardhmja jonë është Europa, në vitin 2016 do bëjmë diçka më të mirë për këtë sistem që ka nevojë për kontributin e të gjithëve ne” tha kështu Klosi.
    Ndërkohë, ambasadori i Italisë, Alberto Curtillo tha se, zhvillimi i kualifikimit profesional është me interes të madh për Italinë në Shqipëri dhe se kjo dëshmohet edhe nga projektet që janë realizuar në këto vite. Ai shtoi se, përmes fondit prej 5 milion eurosh do të investohet në dy drejtime që kanë të bëjnë me strategjinë e punëismit.
    “Në protokollin e 2014-2020 e nënshkruar nga dy vendet tona parashikohet 5 milion euro për arsimin dhe formimin profesional. Në muajt e shkuar MMSR dhe Kooperacioni italian identifikuan projektet që mund të financoheshin. Ka patur dy sektorë strategjik: strategjia kombëtare e punëismit 2014-2020, dhe programimi i BE 2014-2020” tha Curtillo.
    Ky memorandum synon realizimin e një qendre multifunksionale ekselence në sektorin bujqësor e agro-industrial. 
    Sigal