Mediu në Burrel: Të shkojmë në 21 qershor me bindjen për t`i thënë jo varfërisë

519
Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu është pritur nga banoret e Burrelit ne një takim elektoral ku shoqërohej nga kandidati i APPD për këtë bashki. Zoti Mediu u ka kujtuar banoreve te kësaj zone se gjate dy viteve te qeverisjes se majte janë varfëruar me shume dhe qe i ka detyruara fati t`i drejtohen eksodit për ne vendet e BE. Kryerepublikani Mediu tha se 21 qershori duhet te jete dita qe ndëshkon ata qe i varfëruan me shume.
“Dy vjet ne pushtet qeverisin socialistet, a janë ata me mire?? Absolutisht jo. A kemi sot shanse punësimi? Mendoj qe jo. Por a jemi me një varfëri shume me te madhe? Për fatin e keq shqiptaret i janë kthyer eksodit drejt vendeve të BE-së. Ne duhet te shkojmë me 21 qershor me bindjen qe do t`i themi Jo varfërisë, t`i themi Jo papunësisë, por njëkohësisht me dashuri dhe respekt për njeri tjetrin t`i themi Po te ardhmes se fëmijëve tanë, te prindërve, te ardhmes se Matit dhe te gjithë Shqipërisë”, u shpreh Mediu.
Apeli i kryetarit te PR për banoret e Burrelit ishte i qarte kur i ftoi ata te votojnë te djathtën ne këto zgjedhje, numrin 13 te Partisë Republikane dhe kandidatin e opozitës për drejtimin e Bashkise.
Sigal