Më 28 Nëntor, në festë pa Janullatosin

    423
    Sigal

    Mesha për 100- vjetorin e Pavarësisë në Katedralen Ngjallja Krishtit në Tiranë

    Kisha Ortodokse Autoqefale Kombëtare Shqiptare shën Maria, Elbasan, së bashku me besimtarët e saj të mbarë kombit shqiptar, do të mbajë një meshë falënderimi ndaj Zotit për Shpalljen  e Pavarësisë. Kjo meshë do të jetë e veçantë, sepse do të mbahet me rastin e 100-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë më 28 Nëntor 2012. Sigurisht që, këtë meshë nuk mund ta mbajë i paligjshmi Anastas Janullatos, sepse ai nuk kërkon festime për pavarësinë, pasi kërkon Vorio- Epirin dhe një pjesë të detit shqiptar. Jemi ende në kohë për t’i bërë thirrje çdo organi kompetent për organizimin e festimeve, që të mos bëjë gabimin dhe tradhtinë ndaj kësaj ceremonie, duke thirrur Anastas Janullatosin në protokollin ceremonial.

    Qëllimi i kësaj meshe do të jetë jo vetëm falënderim ndaj Zotit, por dhe nderim e respekt për të gjithë ata që dhanë jetën si heronj, nëpër luftëra të ndryshme, apo duke i shërbyer kombit me veprimtari të ndryshme ku me kulminantët janë rilindësit dhe patriotët e atij nëntori të vitit 1912. Do të ishte absurde dhe e papërgjegjshme që ky “kalë troje” me emrin Janullatos të angazhohej brenda familjes kombëtare shqiptare, në ceremoni të tilla, kur ai kërkon copëtimin e Shqipërisë dhe tjetërsimin e saj në kulturë helene. Po ku do të mbahet kjo meshe? Në katedralen e re ngjallja e Krishtit Tiranë? Po aty do të mbahet, sepse është kishë e ortodokseve shqiptarë  pa Janullatosin. Në meshën do ta organizojmë në kishë dhe le të guxoje kush të na ndalojë në atë ditë përvjetori pavarësie. Të gjithë shqiptarët e dinë shumë mirë, se ndërtimi i saj ishte një marrëveshje e turpshme politike ndërmjet Janullatosit dhe atyre që dhanë leje, por sidoqoftë ajo është ndërtuar në truall shqiptar dhe është pronë e besimtareve ortodoksë shqiptar. Dhe sikur të jenë përdorur fonde të shovinizmit grek, atëherë ajo kishë hyn në sekuestrim të menjëhershëm në dobi të ortodoksëve shqiptare. Çdo fond i dyshimtë për ndërtimin e saj e pret vetëm ndëshkimi ligjor dhe moral. Ne e kemi të qartë se ndërtimi i saj nuk u nis për besim ndaj ortodokseve dhe respekt ndaj Zotit. Ndërtimi i saj ishte investim  i pastër Vorio Epirot, në dobi të shovinizmit grek. Për këto arsye, katedralja Ngjallja e Krishtit në Tiranë më 28 Nëntor 2012 do t’i shërbejë besimtarëve shqiptarë ortodoksë, pa Janullatosin dhe priftërinj të tjerë grekë. Kisha ortodokse do të çlirohet njëherë e mirë nga uzurpatori Janullatos dhe grekët që e pasojnë, së bashku dhe me tradhtarët e ashtuquajtur shqiptarë. Më 28 Nëntor 2012, flamuri shqiptar do të valëvitet në atë katedrale me dinjitet, ashtu siç valëvitet në kishën Shën Maria, Elbasan. Kushdo që do ta pengojë këtë meshë, do të marrë reagimin ekzemplar që meriton. Ne nuk mund të lejojmë të përdhoset vepra e martirëve të kishës ortodokse dhe aq më tepër vepra e Ismail Qemalit dhe e Fan Nolit. Mbajtjen e meshës në katedralen shqiptare Ngjallja e Krishtit në Tiranë ma kërkojnë me mijëra shqiptarë nga diaspora, Shqipëria, Maqedonia, Kosova, Arvanitasit, Mali Zi etj.. Është shansi i fundit për Janullatosin, që të reagojë duke u larguar nga drejtimi i paligjshëm i kishës dhe të mos guxojë të fusë përçarje ndër besimtarët ortodoksë, me njerëz të blerë nga ai dhe të shitur tek ai. 28 Nëntori 2012 do të jetë, o sot o kurrë për atdhe dhe kishe ortodokse të pavarur me të vërtetë. Ftoj çdo njeri me gjak të pastër shqiptari të mbështesë atë meshë.