MBZHRAU/ Suedia, interesa për zhvillimin e investimeve në sektorin e bujqësisë, në Shqipëri

671
Sigal

Gazeta Telegraf/

Një përfaqësi e Këshillit të Investimeve Suedeze
pranë Kryeministrisë së Suedisë, zhvilluan sot një takim me përfaqësues të
Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave. Takimi
kryesohej nga Zëvendësministri i Bujqësisë, Z.Roni Telegrafi dhe merrnin pjesë
edhe përfaqësues të lartë, drejtorë e specialistë të fushave respektive në
MBZHRAU. Delegacioni suedez shoqërohej nga Këshilltarja Ekonomike e Kryeministrit
Rama, Znj. Irena Beqiri, ndërsa Ministria e Mjedisit përfaqësohej nga
Drejtoresha e Integrimit, Znj.Ardiana Sokoli.

Qëllimi i takimit ishte interesi i tyre për të
zhvilluar investimet suedeze në Shqipëri, por më parë, duhet të njihen me situatën
reale në vendin tonë dhe konkretisht atë në fushën e agrokulturës. Pikërisht për
këtë, ata kërkuan informacione rreth prodhimtarisë në Shqipëri, eksportit të
prodhimeve bujqësose e blegtorale.

Z.Telegrafi dhe përfaqësuesit tjerë të MBZHRAU iu
paraqitën të huajve statistikat reale të vitit 2015 dhe të 9-mujorit të 2016 në
lidhje me të gjitha kategoritë e prodhimeve bujqësore e blegtorale në vend, si
dhe sasitë e eksportuara.

Përfaqësuesit e delegacionit suedes, të cilët janë të
interesuar për bujqësinë, pylltarinë dhe peshkimin, deklaruan se, statistikat e
vëna në dispozicion nga Ministria e Bujqësisë janë tregues për një sektor me
shumë interes dhe që tregojnë rritje të vazhdueshme. Ata u shprehën se të dhënat
e marra nga Ministria e Bujqësisë dhe përfaqësuesja e Ministrisë së Mjedisit, do
t’i përpunojnë dhe paraqesin ato pranë Kryeministrisë së Suedisë, me qëllim
vazhdimin dhe intensifikimin e takimeve për një bashkëpunim të mëtejshëm.